Blerja e apartamenteve në Tiranë, “molla e ndaluar” për të rinjtë
Të blesh një apartament të përballueshëm financiarisht është bërë një mision i pamundur. Tirana prej vitesh po përballet me rritje të vrullshme investimesh, një magnet për banorët dhe investitorët e huaj.Por ndërsa zhvillimi urban përparon dhe kulla shumëkatëshe rrethojnë rrugicat e kryeqytetit, sfidat e jetës për qytetarët e zakonshëm bëhen gjithnjë e më të mëdha. Ekspertët ngrejnë shqetësimin se rritja e çmimeve të apartamenteve është rezultat i deformimeve në treg që vijnë për shkak të pompimit të parave me origjinë informale.