O vrasëse, kriminele, dorëheqje do ketë?”/ Qytetarët e presin poshtë zyrës ministren Koçiu
Një grup të rinjsh e kanë pritur mbrëmjen e sotme, ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu poshtë zyrës së saj për t’u përballur me të, pas skandalit tek spitali Onkologjik, ku mjekët kishin krijuar një skemë korrupsioni për t’i çuar pacientët me kancer drejt klinikave private, madje shpesh duke i operuar dhe pa qenë e nevojshme.
Deri më tani, ministrja Koçiu nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi, edhe pse ende në spitale mungojnë një pjesë e konsiderueshme e ilaçeve jetike, teksa në Kuvend tha se faji ka fytyrë dhe emër, duke e kaluar përgjegjësinë vetëm tek mjekët.