Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e përgjegjësit të IKMT Sarandë
Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e përgjegjësit të IKMT Sarandë, Julian Preni, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar pas akuzave për shpërdorim detyre. Preni kishte kërkuar masë më të butë sigurie, por kjo kërkesë është refuzuar nga GJKKO. Vendimi u mor nga trupi gjykues me gjyqtarët Erjon Çela, Elteva Deda dhe Erjon Bani.
Njoftimi i GJKKO:
“Kërkuesi Julian Preni më datën 16.05.2024, Nr. 297 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 115 datë 25.10.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me një masë më të butë.