Wednesday, 29 May 2024 09:09
Analisti Redi Shehu ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” ku foli për sulmin e ndodhur ditën të dielën në Rafah në një kamp, nga ku humbën jetën 45 palestinezë, mes tyre gra e fëmijë.
Sipas analistit Izraeli ka kryer masakra, ndonëse jo me bomba edhe para ekzistencës së Hamasit duke tentuar ta dehumanizojë popullin palestinez.
Read more ...
Tuesday, 28 May 2024 08:54
Mund të quhet Maji i zi, ky i 2024 . 5 persona, mes tyre 4 të rinj 20 vjeçarë humbën jetën në aksidente në punë, tregues se punojnë në kushte minimale sigurie në punë por dhe pa u respektuar kushtet e sigurisë teknike në punë.
1 - Emiliano Frroku 28-vjeç, punëtor ndërtimi, humbi jetën më 9 maj në Shëngjin të Lezhës. I riu gjeti vdekjen pasi ra nga kati i nëntë i pallatit teksa po montonte vinçin dhe u shkëput. Nga verikimet rezultoi se i riu Emiliano Frroku punonte në të zezë dhe dy katet e fundit të pallatit po bëheshin pa dokumentacionin përkates
Read more ...
Monday, 27 May 2024 18:16
Gati 1 në 3 shtëpi që shitet në Shqipëri po blihet nga pronarë të huaj, sipas një raporti të bankës së Shqipërisë. Çmimet e konsideruara të larta për shqiptarët, sipas ekspertëve ndërkohë kanë ndikuar në rritjen e qirave.
Rritja e kërkesës në kushtet e mungesës së pronave, rriti çmimet e shtëpive me qira, kryesisht në kryeqytet, sipas agjentëve imobiliarë.Eksperti Mateo Spaho e lidh këtë fenomen me çmimin e lartë të pronave në shitje!Ndërkohë balanca e kërkesës dhe ofertës në shit-blerje, sipas agjentëve të pronave solli qëndrueshmëri të çmimeve.
Read more ...