Arian Çani: Shqipëria është Turqi e dytë, ja pse nuk bëhet shaka me Ramën
Gazetari Arian Çani ka analizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ku ka zgjedhur të tregojë pozicionin e Greqisë.Çani tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se Shqipëria është Turqi e dytë dhe se me Ramën është kuptuar që nuk bëhet shaka.
Ai tha se Greqia e kuptoi pas takimit të Ramës në Athinë se ndodhet në mes të Turqisë së Erdoganit dhe të Shqipërisë, të cilën ai e quajti Turqi.“Rama arriti të hidhte si farë për ta mbjellë një ditë, nga ana ktej, nga ana e shqiptarëve. Por edhe te shqiptarët që jetojnë në Greqi. Ana tjetër e medalies, pse unë jam i kënaqur me këtë që ndodhi, me këtë event, me këtë ngjarje, sepse më në fund edhe pala tjetër e kuptoi më në fund se nuk bëhet më shaka me Shqipërinë.