Pse po vjen në Himarë? Iljazaj: Nderi që po i bën Mitsotakis- Ramës
Analisti Ervis Iljazaj ka komentuar vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama në Greqi pak ditë më parë dhe takimin që pati me emigrantët shqiptarë.
Një fëmijë dëmtohet në kokë nga një sherr me bashkëmoshatarin ndërsa një vajzë e vogël pickohet nga gjarpri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një fëmijë 10 vjeç është pickuar nga gjarpri teksa ka qenë në shkollë.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkollën private “World Academi of Tirana”, në zonën e Farkës, teksa e mitura është dërguar drejt spitalit me urgjencë për ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sipas njoftimit të policisë.
Mbajti peng fëmijët, daja i gruas së 40-vjeçarit : Mbesën e dhunonte, merrte fëmijët për t'ia vrarë në sy! E denoncuam mbi 30 herë, policia e mbrojti
LEZHË- Aleks Marku, i cili u arrestua sot se mbajti peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Kështu thotë Nikoll Gjonaj, daja i gruas së Aleks Markut në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Elvis Hila.
Ai thotë se Aleks Marku ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, si psikologjike edhe fizike. Nikoll Gjonaj thotë se e kanë denoncuar 20-30 herë Aleks Markun për dhunën që ushtronte, ndërsa akuzon Policinë e Shtetit se e merrte në mbrojtje dhe e ka lënë të lirë.
Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur pasditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Burime bëjnë me dije se ajo është paraqitur me fletë-thirrje nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi dhe po merret në pyetje nga oficerët e BKH-së si person që ka dijeni në lidhje me mega-aferën e inceneratorëve.
Pengamarrja në Durrës, zbulohet dëshmia e Aleks Markut: Qëllova se prisja të më sulmonin
Është zbuluar identiteti i 40-vjeçarit që terrorizoi fëmijët e tij gjatë natës së kaluar tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës.
Bëhet fjalë për Aleks Markun, i cili mori peng dy fëmijët e tij në një apartament të marrë me qira dhe ka qëlluar disa herë me armë. Policia e Durrësit ka mbërrit pranë apartamentit të tij, rreth orës 02:20, por autori qëlloi disa herë nga dritarja.