A vuajnë ata që akuzojnë Muhamedin, a.s, për p”edofili nga “Çrregullimi i stresit post-traumatik “-(PTSD)?
Nga Alban Gorishti:
Një nga akuzat më të artikuluara sot nga ata që dëshirojnë të cënojnë mesazhin me të cilin pejgamberi i islamit, Muhamedi alejhi selam, erdhi në këtë ekzistencë është martesa e tij me Aishen, martesë që u konsumua në momentin që ajo e kishte arritur pjekurinë seksuale. Por nga ajo që kam parë është se kushdo që artikulon “dhunshëm” këtë akuzë nuk dëshiron realisht të rrëzojë njeriun por besimin me të cilin ky njeri botërisht i nderuar (shih librin: 100 Personalitetet me te shquara ne Histori sipas Michael H. Hart) u dërgua si profet. Madje nga ajo që njoh nga psikologjia dhe çrregullimet psikike do të thoja se në fakt kushdo që tejkalon mrekullitë e tjera të besimit islam për të kaluar tek kjo narrativë e stisur dhe akuzë është në fakt duke shprehur me fjalë ato trauma apo shtrembërime shpirtërore me të cilat është njollosur identiteti i tij/saj në një moment të caktuar të jetës, qoftë asaj të hershme apo të mëvonshme. Kjo mbështetet po ashtu edhe nga natyra primitive e këtyre akuzave, sepse objektivi i tyre nuk është të provojnë se ai është fajtor, por të njollosin emrin e tij me këto ide të pamoralshme, duke tentuar kështu të krijojnë urrejtje në zemrat dhe mendjet e shoqërisë ndaj fesë që ai përfaqësoi me aq dinjitet gjatë gjithë jetës së tij.
Kështu më ndodh shpesh që nëpër mediat sociale e më gjerë të lexoj komente apo shkrime të disa individëve tek të cilët dallon qartë paqartësi identitare dhe “stres” post traumatik thjesht nga mënyra sesi ata artikulohen rreth kësaj çështjeje, njerëz që kanë lexuar kalimthi aty këtu info të shkurtra rreth islamit e më pas kanë kapërcyer të gjitha temat bazë të fesë duke përfunduar tek akuza e padenjë e p”dofilisë. Teksa një ditë u përballa me dikë i cili me atë që pashë kishte dëgjuar më tepër sesa kishte lexuar, kështu i përzjerë emocionalisht kishte kaluar tek tema e akuzave e më pas e kishte “dlirësuar” besimin e tij duke kaluar në idenë që njeriu i dalë nga organi riprodhues femëror u bë “zot”, pra në krishtërim. Kjo paqartësi dhe ky ankth në fazën e formimit identitar mu duk i shoqëruar me shumë lëkundje emotive, tamam si ai person i cili për shkak të traumave që ka kaluar përpiqet të përshtasë të trurin e tij ndaj ideologjive apo infove që shpesh sfidojnë të kuptuarit e tij. Trauma ndryshon kujtesën, madje mund të ndryshojë rrënjësisht vetë-perceptimin e dikujt. Pra për shkak të kësaj të tillët shfrytëzojnë njohje të ndryshuara duke menduar negativisht për veten, të tjerët. Ndërsa ky është një kriter thelbësor diagnostikfikimi i asaj që në gjuhën mjekësore quhet PTSD-ose “Çrregullimi i stresit post-traumatik “. Ndaj i tilli projekton të gjitha dështimet dhe urrejtjet personale të së kaluarës tek tjetri, tek kundërshtari i panjohur, tek ajo nëpërmjet të cilës atij i duket se ka për të fituar “dlirësinë e humbur” emotive, mendore nëpërmjet mungesës të supozuar të saj tek identiteti fetar i tjetrit.
Por çfarë është kjo PTSD-ja? Po p”dofilia si përkufizohet nga ekspertët e fushës? Cilat janë faktet që antagonisti ynë i tëhuajësuar nga figura e dlirë profetike duhet të dijë?
Stresi post-traumatik ka tendencë të ngjall dy ekstreme emocionale: ndjenja ose shumë të lodhura, të irrituara ose disi të mpira dhe apatike. Disa të mbijetuar të traumës kanë vështirësi në rregullimin e emocioneve të tilla si zemërimi, ankthi, trishtimi dhe turpi - kjo ndodh më tepër kur trauma ka ndodhur në një moshë më të re. Pra një gjendje ku emocionet shkëputen nga mendimet, sjelljet dhe kujtimet. Pra me pak fjalë trauma sfidon supozimet jetësore të dikujt nëse diçka është e drejtë e padrejtë, reale apo virtuale. Për shembull, do të ishte e vështirë të dilje nga shtëpia në mëngjes nëse do të besoje se bota nuk ishte e sigurt, se të gjithë njerëzit janë të rrezikshëm ose se jeta nuk premton asgjë. Ndaj ngjarjet traumatike mund të sfidojnë besimet e njerëzve apo besimin tek vetvetja. Kjo me aq sa kam parë ndodh rëndom me një mori islamofobësh apo ksenofobësh të acaruar emotivisht, të tillët nuk arrijnë dot ti normalizojnë mendimet e veta duke racionalizuar infot që marrin kështu stigmatizimi dhe urrejtja zë vendin e justifikimit dhe dashamirësisë intelektive.
Nga ana tjetër idealizimi i tepërt, është një pasojë post traumatike tek e cila disa njerëz përpiqen të mbështeten duke racionalizuar ose justifikuar deluzione të shkaktuara nga trauma. Kështu nëse e krahasojmë me rastin konkret, ata preferojnë të besojnë më tepër në një ide të paspjegueshme trinitare sesa të besojnë në misionin e një profeti i cili ishte fillimisht rrob (me atributet e një burri) i Zotit e pastaj një pejgamber i Tij por kursesi më shumë se kaq. Një burrë, një baba i mrekullueshëm, një lider, një dijetar, një predikues dhe mbi të gjitha një shok i dhembsur. Por, islamofobi i zakonshëm tejkalon tërësinë e fjalëve dhe veprave profetike që flasin për moralin e profetit, për afrimitetin e tij me shokët, komunitetin, për mrekullitë me të cilat e pajisi Zoti, për filozofinë jetësore të tij, për ditën që iu skuq fytyra nga dhimbja kur pa disa njerëz të reckosur, por edhe atë ditë në të cilën qau kur i vdiq djali akoma në moshë të njomë.
Le ta vazhdojmë me p”dofilinë, edhe pse nuk është kaq e lehtë të flasësh për këtë krim. Së pari në gjuhën mjekësore ajo quhet edhe çrregullim pedofilik, që do të thotë se personi vuan gjatë gjithë kohës nga ky problem, teksa Muhamedi a.s është martuar pas Aishes apo para saj vetëm me gra të divorcuara apo të veja më tepër për ti ndihmuar apo për të bërë aleanca sesa për kënaqësi trupore, madje shumica e tyre ishin më të mëdha në moshë sesa ai. Kjo nuk dëshmon për një ngacmim të vazdhueshëm seksual, sikurse është rasti me çrregullimin pedofilik, aq më tepër tek një njeri i cili pothuaj çdo natë i kërkonte leje Aishes të adhuronte Zotin e tij gjatë gjithë natës. E si mundet të jetë epshor dhe amoral një njeri që ngrihet të falet natën, madje natë për natë? Nga një këndvështrimi mjekësor, pedofilia përkufizohet si një tërheqje ekskluzive seksuale ndaj individëve që nuk kanë arritur fizikisht pubertetin . Prandaj, një akuzë e tillë nuk mund të aplikohet kurrësesi ndaj Profetit, pasi ai priti tre vjet derisa ‘Aishja të arrinte pubertetin para se të konsumonte martesën me të. Për të mbështetur këtë klauzolë, ‘Aishja (në një transmetim të saktë) deklaroi se ishte një grua e vërtetë biologjike kur mbushi moshën 9 vjeç madje vuante nga simptoma të sindromës premenstruale para se të konsumohej martesa. Madje konsiderohej një praktikë zakonore dhe një normë kulturore e njerëzve në atë kohë në gadishullin arabik dhe në vende të ndryshme të botës, madje edhe asaj të krishterë, të martoheshin me vajza të reja pasi ato të konsideroheshin biologjikisht dhe psikologjikisht të rritura vetëm pasi arrinin pubertetin. Ndërsa pas kësaj etape nuk konsiderohet më pedofili sipas çdo fjalori modern të gjuhës apo mjekësisë, vetëm në interpretimet e disa individëve që vuajnë nga PTSD ose disa islamifobëve dashakeq .
Ndërsa Profeti a.s priti tre vjet që Aishja të arrinte pubertetin para se të konsumohej martesa, kjo ilustron se ai ishte i vetëdijshëm për rëndësinë e pjekurisë fizike dhe psikologjike përpara se marrëdhëniet martesore të mund të ndodhnin midis një burri dhe një gruaje. Ky nivel i vetëkontrollit nuk është karakteristik për pedofilët, sepse atyre u mungon aftësia për të kontrolluar impulset e tyre, kështu që nuk janë në gjendje të kontrollojnë dëshirat e tyre seksuale për fëmijët para-pubeshent. Kjo është karakteristika më thelbësore e çrregullimit pedofilik. Madje ai e morri atë duke bërë dhe dasëm të hapur teksa u zbatuan të gjitha rregullat normative sociale ndaj kjo është një fakt tjetër që mbështet dlirësinë profetike, duke qenë se prej tipareve të një abuzuesi është edhe dëshira për tu fshehur dhe për ti bërë gjërat sa më në fshehtësi, sikurse ka ndodhur me viktimat e klerit të krishterë gjatë 50 viteve të fundit, qindra mijëra viktima të cilat shumë më pas dëshmuan për “fshehtësitë” e “indulgjencave “ seksuale klerikale.
Islamafobet përdorin po ashtu një argument shumë të dobët duke deklaruar se 'Aishja çoi kukulla në shtëpinë e familjes së saj të re. Ky është një pretendim qesharak, veçanërisht pasi BBC-ja prodhoi një dokumentar që vërteton se gratë e rritura mbi moshën 18 vjeç ende luajnë me kukulla dhe kafshë pellushi.
Dua të theksoj se Islami nuk e mbështet pedofilinë apo abuzimin e fëmijëve në asnjë formë apo mënyrë. Në fakt, Kurani përcakton qartë se martesa mund të bëhet vetëm ndërmjet individëve që janë pjekur në zhvillimin e tyre biologjik dhe psikologjik (pubertitet). Nga ana tjetër, kufizimet moderne të moshës për martesën në Perëndim nuk bazohen në prova, por në shifra arbitrare që bien në kundërshtim me zhvillimin biologjik dhe social të individëve që ata kërkojnë të ruajnë.Ndaj islamofobët gjykojnë veprimet e profetit a.s duke përdorur një busull morale që është e zbatueshme vetëm për shoqërinë moderne. Për të justifikuar ndjenjat e tyre islamofobe, ata kërkojnë të imponojnë gjykime morale që janë të rëndësishme vetëm në të tashmen mbi praktikat që kanë ndodhur 1400 vjet më parë, ku rregullat dhe normat kulturore ishin të ndryshme nga normat dhe zakonet e sotme. Kjo është diçka për të cilën paralajmërojnë antropologët që studiojnë fenomenet kulturore, sepse është e papranueshme të gjykohen kulturat dhe qytetërimet apo rrethanat e mëparshme bazuar në standardet moderne të jetesës.
Ajo çka është interesante të theksohet sështë fakti se këto akuza kundër Profetit u ngritën vetëm gjatë shekullit të kaluar. Para vitit 1905, asnjë pretendim i tillë kundër Profetit nuk ekzistonte dhe u prezantua dhe u popullarizua vetëm nga David Margoliouth, një historian britanik i cili ishte i lidhur me lëvizjen z”ioniste. Kjo pasi 100 vjet më parë në shumë vende të botës (përfshirë SHBA-në), mosha e përgjithshme e pëlqimit për martesë ishte 10 vjeç dhe në një shtet ishte edhe më e ulët, 7 vjeç. Gjithashtu, dihet mirë se nga narrativa e krishterë, Maria u martua me Jozefin kur ishte midis moshës 12-14 vjeç dhe Jozefi ishte 90 vjeç. Pse ky fakt lihet jashtë gjatë debateve për martesën e të miturve në fe? Për më tepër, sipas traditave judaike, vajzat 3-vjeçare para-pubertitetit detyroheshin të bënin seks me burra nën justifikimin e Ligjit të Moisiut. Megjithatë, sipas traditave islame, pretendime të tilla ndaj profetit Musa (alejhi selam) refuzohen plotësisht dhe i atribuohen atij padrejtësisht për shkak të tjetërsimit të mesazheve të mëparëshme profetike . Ndërsa, ligji hebraik i tanishëm thotë se mosha e pëlqimit të vajzave për t'u martuar është 12 vjeç, pavarësisht nëse ato kanë arritur pubertetin apo jo.
E në fund vetëm një mendje traumatike mundet të mendojë më amoralen ndaj një njeriu për moralin dhe dlirësinë e të cilit folën edhe armiqtë më të mëdhenj të kohës së tij, madje edhe ata që e përgënjeshtruan atë më pas, kjo pasi vet Zoti e cilësoi të tillë duke thënë: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit! “ Kalem 4. Teksa i bëj thirrje individëve që vuajnë nga ky çrregullim (PTSD) të shikohen njëherë në pasqyrë para se të fitojnë një vend të përherëshëm në klientelën e klinikave neuro-psikiatrike. Këtë nuk e them si kërcënim por si këshillë mjekësore drejt rekuperimit nga urrejtja, ksenofobia dhe çdo lloj emocioni negativ që helmon mendjen nëse vazhdon i pandryshuar në mendje dhe shpirt.
Referenca:
- https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK207191/