Reforma, përmirësimi, ndryshimi pozitiv arrihet kur shikon me sytë e zemrës dhe jo vetëm ato të ballit
Tuesday, 14 January 2025 09:54
Nga Alban Gorishti
Shoh sot disa që kritikojnë qeverinë (Ramën) për mbështetjen e saj ndaj qeverisë gj.enocidiale të i.sraelit. Ku ishin të tillët dje kur përkrahnin politikat "aparteidiale" të ramës , ku ishin ata që sot shkruajnë apo flasin teksa dje debatonin me të gjithë për të mbrojtur propagandën e një "ëndërimtari" të çartisur të rrethuar nga exhinët e arrogancës dhe apatisë shpirtëtore. Ku ishin të tillët kur akoma sot jetojnë nën poltitikat e pabarazisë dhe padrejtësisë sociale teksa dje "qeshnin" dhe komentonin prishjet e shoqërisë (qoftë në sesnsin fizik por edhe etik) nën thirrje për modernizim të gjithçkaje të vjetër por sipas një vizioni totalitar pa gjini dhe pa gjuhë shpirti. Të tillët sot kërkojnë nga "i mbrojturi" i dikurshëm të flasi me gjuhën e shpirtit duke i thënë STOP mbështetjes së aparatit gj.enocidial i.sraelit?! Paksa utopike.
Ka një ajet që shum folës dhe shkrues e keqkuptojnë. Ai është "Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli dersa ata ta ndryshojnë gjendjen e vetvetes së tyre". Thelbi social i gjithë profecisë qëndron tek ajo çka profeti Hud thotë : Dhe unë nuk dëshiroj asgjë tjetër vetëm se të përmirësoj aq sa të mundem" . Nuk ka njeri në faqen e tokës vetëm se dëshiron që gjërat të ndryshojnë, qofshin për mirë apo pak a shumë afër gjendjes në të cilën ata ndodhen. Por një kategori atipike, moderniste, kapitaliste në veprim totalitare në mendim, shpirtra apatikë të cilët besojnë në Zotin më tepër kur janë të pasur sesa kur janë të varfër. Të tillë që mendojnë se një trup mundet të jetojë edhe pa shpirt, pa lidhjen me aktorët dhe faktorët e ngjshëm të shoqërisë, pa dashamirësinë ndaj të drejtëve dhe të drejtës, pa aleanca me të shëndetshmen e natyrshme edhe nëse të vjen hidhur.
Si mundet të tillët të kërkojnë ndryshim nga një njeri që e "vrau" më tej popullin e vet dhe nuk e udhëzoi. Si mundet të kërkohet po ashtu (me të njejtën llogjikë) shpresa dhe përmirësimi nga kleriku i prishur i cili nuk ushqehet nga "kuleta" e tij, të parët thanë "Ai i cili nuk ushqehet nga torba (trasta, portofoli) e tij nuk mendon me kokën e tij". Si mundet ta ndihmojmë Palestinën të mbijetojë nëse vet nuk shohim përmirësim në ato që bëjmë?!
Teorikisht reforma kujdeset për besimin dhe shikimin e brendshëm të individit, si mundet të jetë i shëndetshëm besimi kur partia shpesh ka qenë më e dashur sesa vëllai apo motra, shoku apo miku?! Si munde të jetë më i shëndetshëm ligjërimi i jashtëm kur ai i brendëshëm tashmë turpërohet të dali përballë pasqyrës?! Si mundet të rregullohet shoqëria kur ti, për arsye të ndryshme e "shenjtëron" fjalën (tërësinë) e dikujt (Rama, kleriku etj) por e zbeh fisnikërinë, mendimin e të tjerëve gjatë tërë kohës, si mundet të shohësh vetëm në momentin e v,rasjeve masive kur për dekada të tëra shoqëria para teje është shpërbërë nën rritmet e amorales dhe perverses pjesërisht e shkaktuar edhe nga admirimi pa ngjyrë i qënieve si ti.
Jo, më fal por sështë aaspak e nevojshme të shkruash tani për Palestinën, nuk ta dua as qëndrimin shumëpak koherent dhe as fjalën e shiur tek kioska më e trubullt e gazetarisë. Nëse mëkatet janë arsyeja më e madhe për humbjen e rehatisë atëherë apatikja dhe mungesa e qëndrimeve në kohë janë arsyeja më e madhe për humbjen e sovranitetit dhe sigurisë. Parathëniet e përmirësimit nuk mundet të vijnë kurrsesi nga dikush që flet me gjuhën e fesë por mendon me gjuhën e laicizmit shpirtëror. Ajo që na dëshmoi Palestina është se përmirësimi, fitorja "shentërohet" me gjakun e qëndrueshmërisë përballë sprovave dhe jo me etiteka fabulash si "bëj siç them unë po mos bëj siç bëj unë". Për të tillët janë shkruar edhe vargjet: E shpreson shpëtimin (përmirësimin) e nuk ndjek shtegun e tij, ndërsa anija nuk lundron dot mbi thatësirë.
Nëse do ta kujtosh historikun e tashëm të prijsësisë në Palestinë do të kuptosh edhe fjalën e ibn Abasit edhe fjalën tënde për "liderat universal" pa mëmëdhe! Ibn Abasi pati thënë: "Kur Allahu është i mërzitur me një popull i vendos si udhëheqës më të prishurit e tyre, (kriminelët, keqbërësit e dikurshëm apo tanishëm) e nëse është i kënaqur me ta i vendos në krye njerëzit të mirë, të drejtë". Tek kjo e fundit kupton se përse fitorja nuk vjen vetëm se me unitet dhe sakrificë, siç përmirësimi nuk vjen vetëm se me dëshirën e drejtësisë dhe paanshmërisë të rrënjosur në zemra. Feja prishet kur prishen dijetarët e saj siç edhe dunjaja prishet kur prishen udhëheqësit e saj, teksa të kuptuarit është i ndërvarur midis këtyre dy dikotomive. Nëse konceptet e tua të fesë janë në varësi të një pushteti apo OJQ-je atëherë ndoshta je lidhur që në gjenezë për ndonjë "dijetar" të prishur apo ndonjë lider "karizmatik" por shumë pak emblematik apo të drejtë. Ndaj siç e thashë më parë Palestina nuk ka nevojë për ne por ne kemi nevojë për të.
Në fakt njerëzit nuk penalizohen sepse nuk ndryshojnë veten (nga mëkatarë në puritanë) por sepse puritanizmin e shohin si kostum që i rri më mirë të tjerëve sesa atyre, e kam fjalën për atë puritanizëm që të çmon qëndirmet dhe të qartëson se cili është krahu i "Palës së Allahut dhe palës së shejtanit". Me siguri pala e Allahut do të jetë ajo e shpëtuara.