"Hijet" e Erjola Doçit, teologu Çako përdor zhargon fetar të muslimanëve

I pyetur për rastin e Erjola Docit e cila ka deklaruar se shikon hije natën dhe kur zgjohet ka shenja në trup, teologu Miron Çako i cili ishte ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, tregon se nuk e njeh Erjolën personalisht, por duke e shpjeguar si fenomen ai shprehet mund të jetë një magji e zezë. Përsa i përket yshtjes me kripë, teologu tregon se është një gjë e keqe, nuk e largon magjinë, por i futesh edhe më thellë. Miron Çako: Si fenomen, ose i kanë bërë magji të zezë, ose je futur vetë në ato zona, je marrë vetë me okultizëm ose ka bërë një mëkat i madh.