Katolikocentrizmi i sotëm vijues i traditës shekullore të bashkëpunimit me serbo-malazezët kundër muslimanëve
Shkruan: Abdi Baleta
Veprimtari të sotme katolikocentrike
Katolikocentrizmi i sotëm shqiptar si vijues i kësaj tradite shekullore të bashkëpunimit me serbo-malazezët ka trashëguar të gjitha këto karakteristika të saj: idenë e ‘armikut të përbashkët’ të shqiptarëve e serbëve, idenë e ‘kristianizmit’ si rrugë e bashkimit me serbët në luftë kundër shqiptarëve, ka marrë e ruan dhe ushtron antimyslimanizmin e kultivuar nga nacionalizmi serb, dëgjueshmërinë ndaj serbëve etj.