Lidhje


A hedhin poshtë, këto piktura, teorinë e evolucionit/ateizmit evolutiv?

Shpella Chauvet në Francë është shtëpia e muraleve më të vjetra në botë. Më parë, këto imazhe u vlerësuan se datojnë rreth 24,000 vjet më parë. Megjithatë, si rezultat i testimeve dhe analizave të hollësishme, u zbulua se këto murale datojnë 36,000 mijë vjet më parë. Imazhi paraqet fotografi të kuajve të egër të rreshtuar krah për krah dhe specieve të rinocerontit të leshtë të zhdukur. Rezulton se arti ishte një pjesë e rëndësishme e jetës për shembujt e hershëm të specieve njerëzore. Shpellat janë habitatet e përsosura për të mbijetuar në një botë të egër. Këto imazhe të hershme të artit të pikturuara në mure gjithashtu e bëjnë hapësirën e jetesës edhe më të përsosur. 

Read more ...


Suksesi i sistemit racional varet nga suksesi i atij politik

Në Creating the Corporate Future, R. Ackoff i përkufizon sistemet sipas dy ose më shumë elementëve, por me kusht që të përmbushin tri kushtet e mëposhtme: "1. Që sjellja e çdo elementi të ndikojë mbi sjelljen e grupit; 2. Që sjellja e elementëve dhe ndikimet e tyre mbi grupin të bazohen mbi njëri-tjetrin; 3. Sidoqoftë përbërja e grupimeve dytësore, ato të kenë ndikim mbi sjelljen e grupit kryesor, por asnjë prej tyre të mos ketë ndikim të pavarur mbi grupin."

Read more ...


Adea Pirdeni dhe Blend Gonxhe/ "Marioneta" të vjetra apo snobizëm i ri

Dy ministrat e rinj, Adea Pirdeni dhe Blend Gonxhe, janë betuar të martën (16 janar) në Presidencë, pasi Kuvendi 1 ditë më parë i dha 73 vota dekretit për emërimin e tyre, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. Adea Pirdeni do të drejtojë Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, ndërsa Blend Gonxhe do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të dyja ministri të sapo krijuara.

Read more ...


Përse ekstaza vizuale që na vjen nga matanë oqeanit?

Ajo që po shihni është një ekstaz vizuale e performuar në mesin e një shfaqeje e cila shihet nga miliona njerëz. Ceremonia e 75-ta e çmimeve Emmy u transmetua të hënën (15 janar) në Los Anxhelos. Pikërisht nga seriali tv Succession, Ebon Moss-Bachrach puthi Matty Matheson pasi ky i funidt fiton çmimin për serialin komedi gjatë ndarjes së edicionit të 75-të të çmimeve Emmy Awards , në Teatrin Peacock në Los Angeles.

Read more ...


1% i të pasurve zotëron 43% të pasurisë së globit

Pesë njerëzit më të pasur në botë e kanë shtuar pasurinë e tyre më shumë se dyfish që nga viti 2020. Në të njëjtën periudhë pesë miliardë njerëz janë bërë më të varfër. I tillë është konkluzioni i një studimi të ri të publikuar nga organizata Oxfam, që është publikuar në nisje të samitit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Koha e zgjedhur për të botuar raportin nuk është një rastësi, kur dihet se Davos përfaqëson një mbledhje të përvitshme miliarderësh në Zvicër.

Read more ...

XS
SM
MD
LG