"Ndërmjet dëmit dhe dobisë"
Wednesday, 27 September 2023 21:55

Përshtati Hoxhë Justinian Topulli
Nga shejhul islam Ibën Tejmije:
Këtu do flasim për të mirat dhe këqijat, kur ato bien ndesh me llojin e tyre apo edhe me njëra-tjetrën, kur si dëmi si dobia janë që të dyja prezent në aktivitetin e njerëzve dhe është e pamundur që të bëhet ndarje në mes tyre, por ose do të bëhen të dyja ose asnjëra.
Kam shkruar edhe më parë diçka të ngjashme rreth kësaj teme në materialin: “Rregulli i Emiratit dhe i Kalifatit”, ku në të kam sqaruar se feja ka ardhur të përmbushë gjërat e dobishme dhe t’i plotësojë ato, si dhe të largojë dëmet dhe t’i pakësojë ato.