Paragjykimi
Nga: Hoxhë Dorian Balliu, imam i xhamisë së Pashës, Elbasan
Asnjë shoqëri nuk është imune ndaj veseve, por çdo shoqëri gëzon mundësinë të përballet me to, dhe është pikërisht përpjekja për të ndryshuar dhe përmirësuar veten ajo që bën diferencën mes shoqërive të emancipuara dhe zhvilluara kulturalisht dhe atyre të prapambetura.Shoqëria jonë si pjesë e njerëzimit ka hisen e saj në paketën e veseve.
Me një tëndencë në rritje në këtë fushë ne jemi bërë të pakonkurrueshëm, por mes veseve që mbizotërojnë në shoqërinë tonë pikas paragjykimi, një dukuri shumë e përhapur në shoqërinë tonë. Kjo simptomë është shumë e përhapur sepse paragjykimi kultivohet dhe zhvillohet kryesisht në ato shoqëri që mbizotëron padija, kultura e mangët, shkëputja e marrëdhënieve me profecinë dhe hamendja se dita e llogarisë nuk do të ngjajë.