Lidhje


Eurostat, për herë të parë në 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

Alesandro, turist nga Italia, duke dalë nga një supermarket në Tiranë. I pyetur për çmimet, ai shprehet disi i zhgënjyer, pasi e kishte imagjinuar Shqipërinë si një vend më të lirë, “jo kaq të shtrenjtë”. “Sapo dolëm nga supermarketi.

 

Ndërkohë që ishim brenda, nuk patëm kohë të llogarisnim konvertimin e çmimeve dhe menduam se do të na kushtonin rreth 10-15 euro,” – tregon ai.“Morëm disa gjëra për darkë: një verë, pije, pasta, mish, salcë domatesh dhe perime për sallatë. Shtuam edhe dy lloje djathi dhe, në total, paguam rreth 35 euro, më shtrenjtë sesa në Bolonjë,” – shton Alesandro.

Read more ...


Ekspertët përcaktojnë shkakun e autizmit! Zbulimi historik hap rrugën për trajtime me ilaçe

Një zbulim i rëndësishëm nga shkencëtarët ka zbuluar një defekt të zakonshëm gjenetik të lidhur me autizmin, duke rritur shpresat për një brez të ri trajtimesh të synuara. Ndërsa prej kohësh është kuptuar që autizmi shpesh është trashëguar në familje, mënyra se si saktësisht ndryshimet e trashëguara në ADN çojnë në këtë gjendje ka mbetur e paqartë.

 

Tani, studiuesit në Universitetin Kobe në Japoni kanë zbuluar se shumë nga mutacionet e shoqëruara me autizmin duket se prishin sistemin natyror të ‘mirëmbajtjes’ së trurit, procesin e brendshëm që pastron mbeturinat dhe materialin e dëmtuar, duke u lejuar qelizave të trurit të funksionojnë siç duhet.

Read more ...


Azilantët shqiptarë “braktisin” Francën e Gjermaninë, i rikthehen “dashurisë së vjetër”

Franca dhe Gjermania, dy shtete drejt të cilave u dyndën shtetasin shqiptarë që kërkonin azil në valën e fundit të emigracionit në vend, nuk janë më të preferuara. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se për herë të parë gjatë viteve të fundit, Italia, “dashuria e vjetër” e shqiptarëve është bërë pritësi kryesor i kërkesave për azil.

 

Sipas Eurostat, në periudhën janar-mars u regjistruan gjithsej 465 kërkesa për azil në Itali, me një rritje prej 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Italia u bë pritësi i parë i azilantëve, me 32% të totalit të kërkesave, ndërkohë që tre vitet e fundit kishte qenë në vend të tretë, pas Francës e Gjermanisë.

Read more ...


Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore Evropiane sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet e reja do t’u mundësojnë shkencëtarëve të mësojnë se si Dielli ndryshon ciklet midis periudhave të stuhive të tërbuara dhe kohërave të qeta. Kjo është e rëndësishme sepse aktiviteti intensiv diellor mund të ndikojë në komunikimin satelitor dhe të rrëzojë rrjetet e energjisë në Tokë. Imazhet e reja tregojnë një atmosferë të shndritshme e të ndritshme që në disa pjesë arrin temperaturat prej një milion gradë Celsius. Ndërmjet tyre janë re më të errëta gazi, të cilat, megjithëse shumë më të ftohta, janë ende njëqind mijë gradë përvëluese.

Read more ...

XS
SM
MD
LG