Lidhje


Vaksinat COVID-19 kanë shkaktuar probleme në trupin e njeriut, ja çfarë kanë zbuluan shkencëtarët në Amerikë

Ekspertët e Universitetit Yale kanë identifikuar një gjendje shqetësuese të lidhur me vaksinat mRNA kundër COVID-19 – e cila, sipas tyre, është treguar se ndikon në biologjinë e trupit tuaj.

 

“Sindroma pas vaksinimit” është një sëmundje e mëparshme e paidentifikuar, që duket se shkakton intolerancë ndaj ushtrimeve fizike ose lodhje, tringëllimë në veshë (tinnitus), marramendje dhe mjegullim të trurit, ndër simptoma të tjera.

Read more ...


Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin dhe predispozitën për konflikte

Temperaturat e larta përkeqësojnë gjendjen shëndetësore tek personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Mjekja psikiatre Irena Thoma shpjegon si ndikon i nxehti i irriton ata.

 

“I nxehti rrit zemërimin predispozitën për konflikt, u ngacmon neuronet, ka një korrelacion ndërmjet sistemit psikotik dhe të nxehtit”. Problemet e shëndetit mendor janë shtruar më së shumti tek të rinjtë për shkak edhe të konsumit të substancave narkotike.

Read more ...


Studimi: Shëndeti i dobët mendor i një babai mund të dëmtojë zhvillimin e fëmijëve të tij

Nënat mbajnë pjesën më të madhe të barrës për zhvillimin e shëndetshëm të një fëmije, që nga shtatzënia deri në vitet e adoleshencës. Por një studim i ri dhe i gjerë i shtohet numrit gjithnjë e në rritje të provave që thonë se edhe baballarët janë përgjegjës për llojet e zhvillimit që i ndihmojnë fëmijët të rriten fizikisht, emocionalisht dhe në aspektin kognitiv.

 

Sipas studimit të publikuar të hënën në revistën JAMA Pediatrics, shwndeti i dobwt mendor i baballarëve është pak i lidhur me zhvillimin jo të mirë të fëmijëve, duke përfshirë zhvillimin kognitiv, social-emocional, gjuhësor dhe fizik.

Read more ...


'Bum' ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

Sektori i ndërtimit kontribuoi me 14.4% në krijimin e vlerës së përgjithshme ekonomike të Shqipërisë në vitin 2024, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, me rritje 0.6 pikë përqindje, në raport me nivelin prej 13.8% që zinte ky sektor një vit më parë.

 

Shqipëria ka nivelin më të lartë të kontributit të ndërtimit në Europë, teksa në Bashkimin Europian, mesatarja që zë ky sektor në vlerën e shtuar bruto ishte 5.6%, ose gati tre herë më e ulët se në Shqipëri.

Read more ...


“Kemi vetëm tre vite kohë”/ Shkencëtarët paralajmërojnë: Bota drejt tejkalimit të objektivit të ...

Bota mund të përballet me tejkalimin e kufirit simbolik prej 1.5°C ngrohje globale brenda vetëm tre viteve, nëse niveli aktual i emetimeve të dioksidit të karbonit (CO₂) vazhdon, paralajmëron një vlerësim i ri nga mbi 60 shkencëtarë të shquar të klimës në botë.

 

Në vitin 2015, pothuajse 200 vende nënshkruan Marrëveshjen e Parisit, duke rënë dakord të kufizonin rritjen e temperaturës globale në jo më shumë se 1.5°C mbi nivelet e fundit të shekullit XIX, me qëllim shmangien e pasojave më të këqija të ndryshimeve klimatike.

Read more ...

XS
SM
MD
LG