Po, po, e lexuat mirë. 17 kulla me nga 30 kate secila, në një nga të vetmet zona të gjelbra të mbetura në Tiranë.
Projekti i quajtur Albora’s Lake do të ndërtohet nga kompania Lion Construction, pronë e dy emrave tashmë të njohur në industrinë e betonit dhe luksit, Dhjus Bushaj dhe Erion Gina, dy personazhe që e kanë kthyer ndërtimin në sport kombëtar.
Read more ...
Monday, 28 July 2025 18:14
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Tel-Avivin, se “Izraeli do të duhet të marrë një vendim” për Gazën, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu mohoi se Jerusalemi kishte ndonjë rol në mungesat e përhapura të ndihmës atje. Trump, i cili ndodhet në një vizitë katër-ditore në Skoci, u pyet nga një gazetar në lidhje me imazhet që kanë dalë nga Gaza të fëmijëve të uritur, të cilat ai tha se i mendonte “të tmerrshme”.
"Dua të them, ata janë të shkatërruar. Dhe unë thashë, kur e ulni në një numër të caktuar, nuk do të jeni në gjendje të bëni një marrëveshje me Hamasin, sepse sapo t'i dorëzojnë, atëherë ata mendojnë se ky do të jetë fundi i tyre. Dhe ajo që thashë është plotësisht e vërtetë. E dini, ata patën një diskutim rutinë ditën tjetër dhe papritmas u ngurtësuan. Ata nuk duan t'i kthejnë. Dhe kështu Izraeli do të duhet të marrë një vendim", deklaroi presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Read more ...
Monday, 28 July 2025 13:52
Gazeta e njohur greke "Protothema” i ka kushtuar vëmendje publikimit të hartës së “Shqipërisë së madhe” nga gazeta “Ushtria” që është një organ zyrtar i ministrisë shqiptare të Mbrojtjes. Sipas gazetës greke gjithçka ka ndodhur në numrin e botuar në 18 korrik në faqen 12 të gazetës.
Në atë botim ka pasur një shkrim për Kongresin e Berlinit të vitit 1878-ës dhe ku u rrudhën kufijtë e vendit tonë. Por për median greke kjo është “një hartë e madhe dhe të shëmtuar e Shqipërisë së Madhe që përfshin të gjithë Epirin, deri në Prevezë dhe Arta, prefekturat e Kosturit, Follorinës dhe Grevenës, disa pjesë të tjera të Maqedonisë Perëndimore dhe Korfuzin”. Më e rënda sipas saj është që kjo botohet në organin zyrtar të një ministrie.
Read more ...
Monday, 28 July 2025 08:52
Në atë që të mbijetuarit e përshkruan si "tmerret e Ditës së Gjykimit", një grup civilësh të uritur të Gazës në Gazën veriore dolën në kërkim të ushqimit, duke besuar se u ishte dhënë kalim i sigurt sipas një të ashtuquajturi "armëpushim humanitar" të shpallur nga ushtria izraelite.
Por në vend të ndihmës, ata u përballën me një breshëri plumbash. Dëshmitarët okularë thonë se forcat izraelite hapën zjarr pa paralajmërim, duke vrarë dhjetëra në vend në atë që tani quhet një tjetër masakër. Viktimat, shumë prej tyre fëmijë dhe të moshuar, po përpiqeshin të arrinin në pikat e shpërndarjes së ushqimit që nuk ekzistonin kurrë.
Read more ...