“Nga sot ka vetëm dy gjini!” Nga dëbimi i emigrantëve te rimarrja e Kanalit te Panamasë, çfarë premtoi Trump

“Që nga sot e tutje, politika zyrtare e qeverisë së Shteteve të Bashkuara do të jetë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër”. Kështu u shpreh Donald Trump në fjalën e tij pas betimit si presidenti i 47-të i SHBA-së.
Ai sulmoi elitën “ekstremiste dhe të korruptuar” në Uashington, duke iu referuar administratës së mëparshme Biden, ndërsa shpalli emergjencën në kufirin me Meksikën dhe dëbimin e emigrantëve kriminelë.