Lidhje


‘2 500 euro dita!” Eksperti i sigurisë: Vetëm në Tiranë janë 1 500 eskorta

Prostitucioni vijon të mbetet një aktivitet mjaft i përhapur dhe me të ardhura të larta në Shqipëri, pavarësisht ndërhyrjeve sporadike të policisë. Ky fenomen jo vetëm që nuk është zhdukur, por duket se po zgjerohet gjithnjë e më shumë.

 

Me afrimin e sezonit turistik, veçanërisht gjatë verës, kur rritet ndjeshëm numri i vizitorëve, shtohet edhe numri i vajzave që ofrojnë shërbime seksuale. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa bën me dije se vetëm në Tiranë mendohet të jenë rreth 1 300 deri në 1 500 vajza që ushtrojnë këtë aktivitet.

Read more ...


Bie propaganda e Ramës/ Turizmi bën hapa pas, ky sezon veror pritet të jetë më i dobët

Teksa pritshmëritë ishin që turizmi të kishte një rritje rreth 15% këtë vit, shifrat zyrtare e kanë zbehur ketë optimizëm, madje operatorët turistikë presin që sezoni veror 2025 të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar. Rezervimet individuale për korrik-gusht janë më të ulëta se një vit më parë sidomos nga Vlora në Sarandë. Ata që po mungojnë janë diaspora dhe Kosova. Pjesa më e qëndrueshme mbetet turizmi i organizuar, i cili po respekton shifrat e kontratave me garanci të nënshkruara.

Read more ...


Pasi ua morën malësorëve, nis shitja e maleve me 1 € te 500 shokët e pushtetit!

Teksa Thethi, nga një zonë turistike është kthyer si një arenë lufte mes policisë dhe banorëve, në e-Albania, janë hapur aplikimet për “Paketën e Maleve”. Mos vallë pas tensioneve në Theth fshihet ky projektligj me ‘spec’ i qeverisë Rama? Ashtu si me skemën “Shqipëria 1 Euro”, ku prona publike iu dha për 99 vjet njerëzve të afërt me pushtetin, dhe “Paketa e Maleve” 1 Euro, cilësohet si ligj klientelistë nga ekonomistët.

 

Ndërkohë që bota thur lavde për bukuritë e maleve tona, shteti po bën një make up të tipit të zhdukim fshatarin dhe fusim investitorin. Qeveria shqiptare miratoi më 9 janar 2025 pr/ligjin e ri, të quajtur "Paketa e Maleve”. Ky projektligj, i trumbetuar nga Kryeministri Edi Rama pak muaj më parë parashikon kriteret e kalimit të pronësisë shtetërore tek private kundrejt blerjes me një tarifë simbolike prej 1 euro. Për 10 vite, me 0 taksa dhe 1 euro tokë, do përfitojnë 500 biznese. Jo çdokush por të pasurit, oligarkët që tani kërkojnë edhe një “vilë në Theth”. Por që të vijnë ata, duhet të largohen banorët. Paketa e Maleve si duket nuk është për autoktonët.

Read more ...


I.zraelitët vrasin 6 fëmijë që prisnin në radhë për ujë në Gaza, IDF shfajësohet: Ishte gabim teknik

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në Gazën qendrore të dielën. Trupat e tyre u dërguan në Spitalin al-Awda në Nuseirat, ku po trajtohen 16 persona të tjerë të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë, tha një mjek në Gaza.

 

Dëshmitarët okularë treguan për BBC se droni i ushtrisë izraelite lëshoi një raketë drejt një turme që qëndronte në rresht me shishet e mëdha që ishin ende bosh pranë një rezervuari uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

Read more ...


Parlamenti Europian ultimatum qeverisë shqiptare: Hiqni dorë nga HEC-i Skavica, dëmton lumin Drin

Parlamenti Europian miratoi me shumicë votash raportin për Shqipërinë për vitet 2023/2024, ku në pikën 58 kërkohet qartë që qeveria shqiptare të heqë dorë nga projekti i hidrocentralit të Skavicës. Ky apel bazohet në ndikimet e rënda ekologjike, sociale dhe kulturore që ky projekt do të ketë, përfshirë zhvendosjen e komuniteteve vendase dhe dëmtimin e habitatit të rrëqebullit të Ballkanit, një specie e rrezikuar.

 

Shoqata “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës” e cilëson këtë një moment kyç për t’i dhënë fund një projekti të dëmshëm dhe të pazbatueshëm, që është kritikuar prej vitesh nga komuniteti lokal, organizatat mjedisore dhe vetë institucionet europiane. Ajo i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos e zvarrisë më këtë çështje dhe të marrë një vendim përfundimtar për mbylljen e projektit, duke iu referuar edhe faktit që vetë analizat financiare nuk e konsiderojnë projektin si të realizueshëm pa rreziqe të mëdha për vendin.

Read more ...

XS
SM
MD
LG