Gruaja vritet nga kunati në Kamëz/ Vetting zbulon si e injoroi prokurori kallëzimin: Kanosja s’ishte serioze. Më pas viktima u masakrua

Emisioni investigativ Vetting në News24
Avokati i Popullit: Vrasjet bien mbi Prokurorinë dhe Policinë
Mbrëmjen e 18 shtatorit 2019, një grua e re do të paraqitej në Komisariatin e Kamzës për të kërkuar mbrojtje nga një person që së shpejti do të ishte xhelati i saj. Gruaja me inicialet E.Ç. do të kallëzonte penalisht kunatin e saj pasi disa ditë më parë, në 11 shtator 2019 ky person e kishte fotografuar atë në një bar kafe, ku ajo ishte e shoqëruar me vajzën e saj dhe një të afërmi, i cili edhe e kishte përndjekur. Këto foto, kunati i saj ia kishte nisur bashkëshortit të viktimës, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit.