Tragjike në Nepal! Përshkallëzohen protestat, gruaja e ish-kryeministrit d*gjet e gj.allë
Bashkëshortja e ish-Kryeministrit të Nepalit, Jhala Nath Khanal, ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u përfshi nga flakët, kur shtëpia e saj u dogj gjatë protestave të dhunshme kundër qeverisë që kanë kapluar vendin, sipas raportimeve nga mediat lokale. Godina e Parlamentit të Nepalit, së bashku me rezidencat e disa figurave të rëndësishme politike, janë shkatërruar nga zjarri gjatë këtyre trazirave, të cilat e kanë futur vendin në një krizë serioze.
Lëvizja protestuese, e udhëhequr kryesisht nga të rinjtë, shpërtheu me intensitet të madh pasi autoritetet vendosën të bllokojnë përdorimin e rrjeteve sociale. Megjithatë, zemërimi i qytetarëve buron kryesisht nga shkalla e lartë e korrupsionit dhe mungesa e perspektivës për të rinjtë.