Lidhje


45 vite punë, qytetari: Marr 200 mijë lekë pension, vetëm për kafe me del

Një pensionist ka thënë për “Good Morning Albanians” se pensioni që ai merr i del vetëm për kafe. Para kamerave ai ka thënë se për 45 vite pune pensioni i tij është 200 mijë lekë të vjetra.

 
Ai tha se ndonëse ka punuar gjithë jetën, tashmë është i qetë sepse jeton me djalin dhe lë vetëm një pjesë shumë të vogël në banesën ku jeton me familjen dhe me  djalin, ky i fundit është ai që heq edhe shpenzimet më të mëdha të familjes.

Read more ...


Ndërtuesit: Rritet me 30% kërkesa për apartamente në bregdet, 40% e blerjeve nga të huaj

Kërkesa për blerje apartamentesh në këtë periudhë kryesohet nga tregu i shitblerjeve të pronave në bregdet.Ndërsa në Tiranë, sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, kërkesa për apartamente është e njëjtë krahasuar me vjet.

 

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi, tha për “Monitor” se krahasuar me vjet, kërkesa për prona në bregdet është rritur me 20 deri në 30% krahasuar me vitin e kaluar. Ndër zonat më të preferuara për blerje të pasurive të paluajtshme është Vlora, Palasa dhe Saranda.

Read more ...


Izraeli godet shkollën ku janë strehuar palestinezët në Jabalia, në veri të Gazës

Ushtria izraelite kreu sulm ajror ndaj një shkolle në kampin e refugjatëve Jabalia ku palestinezët e zhvendosur janë strehuar në veri të Rripit të Gazës, me pasojë vdekje dhe plagosje, raporton Anadolu.

 

Dëshmitarët okularë duke folur për Anadolu thanë se ushtria izraelite u tërhoq nga disa pjesë të kampit të refugjatëve Jabalia.Është raportuar se pas tërheqjes së ushtrisë, palestinezët janë strehuar në një shkollë në kamp dhe ushtria izraelite ka bombarduar shkollën në fjalë me mjete ajrore pa pilot (UAV).

Read more ...


Amnesty: Numri më i lartë i ekzekutimeve prej 10 vjetësh

Në esenë e tij "Vëzhgime mbi dënimin me vdekje" nga viti 1957, shkrimtari, Albert Camus mbrojti me forcë refuzimin e dënimit me vdekje. Për shkrimtarin dhe filozofin, dënimi me vdekje është shprehje e hakmarrjes dhe shpagimit. Nëse e ke parasysh këtë qëndrim të Camus kur lexon raportin e fundit të AI, e kupton se drejtësia globale nuk i ka punët mirë.

 

Sipas raportit të fundit të organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International vitin e kaluar janë ekzekutuar 1.153 vetë në të gjithë botën -me prerje koke, të varur, të qëlluar me armë apo helmuar. 31% më shumë. AI shkruan se kjo është shifra më e lartë që "prej një dekade".

Read more ...


BE do caktojë takim të Këshillit të Asociimit BE-Izrael për të shqyrtuar detyrimet e Izraelit për të drejtat e njeriut

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) njoftoi se do të thërrasë një takim të Këshillit të Asociimit BE-Izrael për të shqyrtuar nëse Izraeli, si anëtar i organit kryesor që mbikëqyr marrëdhëniet midis BE-së dhe Tel Avivit, ka përmbushur detyrimet e tij për të drejtat e njeriut, transmeton Anadolu.

 

"Me Josep Borrell dhe Këshillin e BE-së, ne kemi vendosur të mbledhim një takim të Këshillit të Asociimit BE-Izrael për të vlerësuar pajtueshmërinë me Marrëveshjen e Asociimit, e cila përmban detyrime për respektimin e të drejtave të njeriut. Ky është një sinjal i fortë", tha në X ministrja e Jashtme belge, Hadja Lahbib.

Read more ...

XS
SM
MD
LG