Lidhje


Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës: Situata në Gaza, "gjenocid autentik"

Ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles e përshkroi situatën në Gaza si një "gjenocid autentik" - duke shënuar për herë të parë një ministre nga partia e saj që e përdor këtë term.
 
 
Më parë, vetëm ministrat e qeverisë nga partia e vogël e koalicionit të majtë të Spanjës, Sumar, i kanë përshkruar veprimet e Izraelit në Palestinë si gjenocidale.
Duke folur për transmetuesin spanjoll RTE nga një paradë ushtarake në qytetin verior të Oviedos, të shtunën ajo tha se Spanja nuk mund të injorojë situatën në Gaza, duke theksuar se "paqja" është prioriteti i forcave të armatosura të Spanjës dhe qeverisë.

Read more ...


Fallxhorja pretendonte se fliste me të vdekurit për të zhvatur kryetarin e bashkisë dhe për të emëruar të afërmit e saj në administratë

Qyteti Agde në bregdetin e Mesdheut mund të jetë i njohur për plazhet e tij të bukura me rërë dhe diellin gjatë gjithë vitit, por gjithashtu ka një reputacion për festat e egra seksuale.

Qyteti është shtëpia e komunitetit më të madh të sportistëve në Evropë.

Por tani, qyteti francez është “rrëmbyer” nga një skandal krejtësisht i ri, shkruan BBC 

Read more ...


“Mizori monstruoze”, eksperti i OKB dënon sulmin e Izraeli në zonën e sigurt, Rafah

Balakrishnan Rajagopal, raportuesi special i OKB-së për të drejtën e strehimit, ka bërë thirrje për veprim kundër Izraelit në vazhdën e sulmit të tij të fundit ndaj palestinezëve të zhvendosur në Rafah.

 
“Sulmimi i grave dhe fëmijëve ndërsa ata struken në strehimoret e tyre në Rafah është një mizori monstruoze. Ne kemi nevojë për veprim të përbashkët global për të ndaluar veprimet e Izraelit tani, “tha ai në një postim në X”.

Read more ...


"GJND-ja mund të shkojë në ferr", thotë senatori amerikan pas vendimit për Izraelin

Senatori amerikan Lindsey Graham tha të premten se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) “mund të shkojë në ferr” pasi gjykata e lartë e OKB-së urdhëroi Izraelin që “menjëherë” të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, transmeton Anadolu.

 

“Për sa më përket mua, GJND-ja mund të shkojë në ferr. Ka kaluar shumë kohë për t’iu kundërvënë këtyre të ashtuquajturave organizata ndërkombëtare të drejtësisë të lidhura me OKB-në. Paragjykimi i tyre antiizraelit është dërrmues”, tha në X Graham, senator republikan.

Read more ...


Zbulimi i Reuters: Putin gati për armëpushim, por duke mbajtur territoret e pushtuara në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin është gati të ndalojë luftën në Ukrainë me anë të negocimit të një armëpushimi që njeh linjat aktuale të fushëbetejës. Lajmin e dha agjencia Reuters që thotë se e ka konfirmuar nga katër burime ruse të cilat shtuan se Putin është i përgatitur të vazhdojë të luftojë nëse Kievi dhe Perëndimi nuk përgjigjen. Tre nga burimet, që janë në dijeni të diskutimeve në rrethin e njerëzve të Putinit, thanë se lideri rus kishte shprehur zhgënjim ndaj një grupi të vogël këshilltarësh për atë që ai i sheh si përpjekje të mbështetur nga perëndimi për të penguar negociatat dhe vendimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të mos nisur bisedimet.

Read more ...

XS
SM
MD
LG