Piloti i përfshirë në aferën e spiunazhit në Kosovë, deklarohet ministri kroat i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, deklaroi se piloti i Forcave të Armatosura të Ushtrisë Kroate, i përfshirë në aferën e spiunazhit në Kosovë, nuk ka pasur qasje në informacione konfidenciale që do të rrezikonin sigurinë e Ushtrisë Kroate, por se reputacioni i ushtrisë është dëmtuar.
Ai njoftoi se procedura ndaj oficerit do të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe se kontrolli brenda ushtrisë do të forcohet më tej. “Këto janë incidente serioze që duhet të parandalohen”, theksoi ai, duke shtuar se tashmë ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes nga VSOA-ja (Shërbimi i Sigurisë Ushtarake).