Fidan: Është koha që të gjitha grupet fetare dhe etnike në Siri të përqafohen me njëra-tjetrën
Është koha që të gjitha grupet fetare, etnike dhe sektare në Siri të përqafohen me njëra-tjetrën, tha sot ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, raporton Anadolu. Duke folur në një konferencë shtypi me Asaad Al-Shaibanin, ministër i Jashtëm i administratës së re siriane, Fidan deklaroi se Türkiye ofroi mbështetje operacionale për Sirinë në lidhje me grupin terrorist DEASH.
Ai njoftoi se Konsullata e Përgjithshme e Türkiyes në Halep do të jetë funksionale më 20 janar. Nga ana e tij, Al-Shaibani vuri në dukje se Siria dhe Türkiye kanë shkruar “një histori të re”. Duke nënvizuar rëndësinë e unitetit territorial të Sirisë, ai theksoi se duan që të gjitha territoret nën pushtetin qendror të bashkohen nën të njëjtën çati.