Lidhje


Siria dënon sulmin i.zraelit pranë pallatit presidencial në Damask

Siria dënoi sot fuqishëm një sulm ajror izraelit që shënjestroi një zonë pranë pallatit presidencial në kryeqytetin Damask, duke e quajtur atë “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të vendit dhe institucioneve shtetërore, transmeton Anadolu. “Presidenca e Republikës Arabe Siriane dënon fuqishëm bombardimin që shënjestroi zonën e pallatit presidencial nga forcat pushtuese izraelite, i cili përbën një përshkallëzim serioz kundër institucioneve të shtetit dhe sovranitetit të tij”, tha presidenca në një deklaratë.

Read more ...


WSJ: SHBA-të nisën reformën më të gjerë ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

Ushtria amerikane ka filluar një riorganizim të madh të Forcave të saj Tokësore, me plane për të pajisur secilën nga divizionet e saj luftarake me rreth 1,000 dronë dhe për të hequr qafe armët dhe pajisjet e tjera të vjetruara, raporton Wall Street Journal (WSJ). Vërehet se ky plan, rezultat i më shumë se një viti eksperimentimi në një terren të madh stërvitjeje në Bavari dhe baza të tjera amerikane, mbështetet shumë në mësimet nga lufta në Ukrainë, ku dronët e vegjël, të përdorur në numër të madh, transformuan fushën e betejës.

Read more ...


Anija kozmike e epokës sovjetike do të bjerë në Tokë në mënyrë të pakontrolluar javën e ardhshme, a ka ndonjë rrezik?

Një anije kozmike e epokës sovjetike, e cila duhej të ulej në Venus në vitet 1970, pritet që së shpejti të bjerë në Tokë në mënyrë të pakontrolluar. Është shumë herët për të ditur se ku mund të bjerë masa gjysmë ton ose nëse do t’i mbijetojë rihyrjes në atmosferë, sipas ekspertëve të gjurmimit të mbeturinave hapësinore.

 

Shkencëtari holandez Marco Langbroek parashikon se anija kozmike do të rihyjë në Tokë rreth datës 10 maj. Ai vlerëson se do të përplaset me shpejtësi 242 km/orë, nëse mbetet e paprekur.

Read more ...


Federata angleze i ndalon gratë transgjinore të marrin pjesë në futbollin e femrave

Gratë transgjinore nuk do të jenë më në gjendje të luajnë në futbollin e femrave në Angli që nga 1 qershori, njoftoi Shoqata e Futbollit. Shoqata ndryshoi rregullat e saj më 11 prill, duke zbatuar kritere më të rrepta të përshtatshmërisë për gratë transgjinore që të vazhdojnë të luajnë në futbollin e grave në të gjitha nivelet

Megjithatë, pas vendimit të Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar më 15 prill se përkufizimi ligjor i një gruaje bazohet në seksin biologjik, Federata e Futbollit e Anglisë e ka hequr atë politikë dhe thotë se vetëm ato që kanë lindur biologjikisht femra do të lejohen të luajnë.

Read more ...


Medvedev kërcënon Finlandën dhe Suedinë me goditje b*rthamore: Janë në shënjestër

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj anëtarëve më të rinj të NATO-s, duke i cilësuar si objektiva të mundshëm për goditje hakmarrëse, përfshirë edhe me armë bërthamore, në rast konflikti me Perëndimin. Deklarata u raportua nga agjencia shtetërore ruse TASS.

 
Medvedev, i njohur për retorikën e tij të ashpër anti-perëndimore, ka theksuar se vendet si Suedia dhe Finlanda, tashmë pjesë e NATO-s, nuk gëzojnë më avantazhin e neutralitetit dhe janë futur në shënjestrën e ushtrisë ruse. Ai shtoi se doktrina ushtarake e Rusisë parashikon përdorimin e armëve bërthamore në raste goditjesh parandaluese apo hakmarrëse.

Read more ...

XS
SM
MD
LG