Siguria kibernetike, Tafa: Në 2024, 600 raste të rrjedhjes së informacionit kritik

Përhapja e lajmeve të rreme me rrezik për sigurinë kombëtare mbetet një sfidë për Shqipërinë. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Igli Tafa, deklaroi të mërkurën (23 tetor) në Komisionin parlamentar për Dezinformimin se aktorë të huaj vazhdimisht e sulmojnë vendin.
"INSTAT-i u godit nga një sulm i orkestruar i shtetit të Iranit më 1 shkurt 2024 dhe propaganda që u përhap shpejt ishte që është prekur Censi dhe janë prekur të dhënat e qytetarëve. Kjo ishte jo e vërtetë. Rasti tjetër ishte rasti i një banke të nivelit të dytë, në fund të vitit 2022, kur u përhap paniku mes qytetarëve se kjo bankë kishte falimentuar dhe nuk mund të tërhiqeshin më paratë. Ishte një tjetër lajm i rremë, që e menaxhuam mjaft mirë këtë lajm që kishte për qëllim të krijonte destabilitet nga armiqtë ose grupet e tjera.