Lidhje


“Filantropi” Vullnet Sinaj, fondet publike për biznesin e tij i justifikon me bamirësi

Vullnet Sinaj i shpëtoi përballjes me deputetët e opozitës sot në Këshillin për Mandatet dhe Imunitetit në Kuvend, por jo akuzave për papajtueshmëri të mandatit pasi bizneset në pronësi të tij kanë përfituar nga fondet publike. Pak pasi nisën diskutimet u dha lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të Gerti Bogdanit dhe mbledhja u shty për njëherë tjetër. E megjithatë në ato pak minuta, deputeti i PS mbrohej me të vetmin argument; Unë jam bamirës…

 

Bamirësia që nuk justifikon shkeljen e Kushtetutës

Read more ...


Mediat iz’raelite: Shpërthimin e pejxherëve në Liban e miratoi Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi shpërthimin e pajisjeve të komunikimit pejxher gjatë konsultimeve të sigurisë me ministra të lartë dhe shefat e inteligjencës në fillim të kësaj jave.

 

Uebfaqja izraelite e lajmeve “Walla”, duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë të paidentifikuar, njoftoi se Izraeli qëndronte pas shpërthimeve në Liban, pavarësisht se Zyra e Kryeministrit izraelit u distancua nga një postim tashmë i fshirë nga rrjetet sociale nga këshilltari i Netanyahut, Topaz Luk, i cili la të kuptohet se Izraeli është përgjegjës për sulmet.

Read more ...


Paralajmëron Gjermania: Nëse Ukraina humbet luftën, e radhës do të jetë Moldavia

“Nëse Ukraina bie, atëherë Moldavia është do të jetë e radhës”. Ky ishte paralajmërimi i ministres së Jashtme gjermane.Annalena Baerbock ka diskutuar situatën e sigurisë me homologë të ndryshëm në një konferencë në kryeqytetin moldav, Kishinau.“Gjithçka që bëjmë për të mbështetur Ukrainën do të thotë gjithashtu nxitje e stabilizimit në lidhje me Moldavinë.

 
“Është e qartë se cili është shqetësimi më i madh i njerëzve këtu: se nëse Ukraina bie, Moldavia do të jetë vendi i radhës”, tha Baerbock.Maia Sandu, presidentja e Moldavisë, tha se lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha financiare.

Read more ...


Satelitët e Elon Musk ‘bllokojnë’ pamjen e universit

Valët e radios nga rrjeti në rritje i satelitëve të Elon Musk po bllokojnë aftësinë e shkencëtarëve për të parë në univers, sipas studiuesve në Holandë. Satelitët ofrojnë internet me brez të gjerë në të gjithë botën, shpesh në vende të largëta, duke përfshirë mjedise sfiduese si Ukraina dhe Jemeni.

 

Gjenerata e re e satelitëve Starlink, të cilët ofrojnë internet të shpejtë në mbarë botën, po ndërhyjnë më shumë me radio teleskopët sesa versionet e mëparshme, thonë ata. Sipas Institutit Hollandez për Radio Astronominë (ASTRON), mijëra satelitë në orbitë janë radioteleskopë “verbues” dhe mund të pengojnë kërkimet astronomike.

Read more ...


Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusia ka humbur 610 mijë ushtarë në luftë me Ukrainën

Rusia ka të ngjarë të ketë humbur më shumë se 610 mijë ushtarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë – të vrarë dhe të plagosur – tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

 

Taktikat e bazuara në “valët e masave të këmbësorisë” kanë kërkuar që Moska të “riformojë vazhdimisht forcat në front me një fluks të qëndrueshëm rekrutësh të rinj”, shtoi ministria. Ka të ngjarë që normat e rekrutimit këtë vit të kenë rënë në krahasim me vitin 2023, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes në përditësimin e fundit të inteligjencës.

Read more ...

XS
SM
MD
LG