Tërmetet në I"ran dhe I"zrael ushqejnë teoritë e testimit të fshehtë b"ërthamor

Tërmetet në Iran dhe Izrael ushqejnë teoritë e testimit të fshehtë bërthamor. Koha e pazakontë e tërmeteve, së bashku me tensionet e vazhdueshme gjeopolitike midis Izraelit dhe Iranit, çuan në spekulime rreth kryerjes së një prove të fshehtë bërthamore. Një tërmet i moderuar goditi Iranin dhe Izraelin në mbrëmjen e 5 tetorit, duke nxitur spekulime të forta për shkakun e tij. Tërmeti me magnitudë 4.6 ballë e kishte epiqendrën në Aradan, provincën Semnan, në një thellësi të cekët prej vetëm 10 km. Rreth orës 22:45 me orën lokale, lëkundjet u ndjenë deri në Teheran, afërsisht 110 km nga epiqendra, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.