Lidhje


Lindja e Mesme, Irani “zhduk” paisjet e rrezikshme, Izraeli zbuloi “asin” e tij

Organizatat e ashtuquajtura “boshti i rezistencës” të mbështetura nga Irani kundër Izraelit në të gjithë Lindjen e Mesme kanë urdhëruar pastrimin e pajisjeve të tyre elektronike. Pas sulmit shkatërrues që shpërtheu sinjalizuesit dhe pajisjet me valë të përdorura nga Hezbollahu, ata po rimendojnë se si të rrisin sigurinë sa i përket pajisjeve elektronike.

 

Në Irak dhe Bregun Perëndimor, zyrtarë të lartë të organizatës thanë se po rishikojnë pajisjet dhe po nxjerrin rregulla të reja për përdorimin e pajisjeve personale nga anëtarët e tyre, raporton Ëashington Post. Analistët thonë se sistemet e organizatave të tjera janë më të sigurta, por shtojnë se ata ka të ngjarë të kërkojnë të mbrojnë më mirë zinxhirët e tyre të furnizimit.

Read more ...


Izraeli: Kemi çmontuar thuajse tërësisht udhëheqjen e Hezbollahut me sulmet në Liban

Ushtria izraelite thotë se e ka “çmontuar pothuajse plotësisht” udhëheqjen e Hezbollahut me sulmin e saj ajror në Bejrut dje. Sipas mediave të huaja, në një postim në rrjetin social ‘X’, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se një duzinë “terroristë të rëndësishëm” u vranë.

 

IDF e shoqëroi deklaratën me një imazh që tregonte zinxhirin e komandës ushtarake të Hezbollahut, me fotot e gjashtë personave që mbanin një etiketë të kuqe ku shkruhej “eliminuar”.

Read more ...


Sondazhi: Ja pse të rinjtë po i drejtohen TikTok-ut për këshilla karriere

Me rritjen eksponenciale të platformave të mediave sociale si TikTok, X (i njohur më parë si Twitter), Instagram dhe YouTube, gjenerata Z po i drejtohet gjithnjë e më shumë atyre për këshilla për karrierën.

 
Midis tyre, TikTok është shfaqur si një platformë popullore për këshilla për karrierën, duke krijuar një vend të veçantë #CareerTok. Sipas një studimi të EduBirdie të vitit 2023, 70% e GenZers(gjenrata Z) të anketuar iu drejtuan TikTok për këshilla për karrierë, me 19% që zbuluan se ishte burimi i tyre kryesor i këshillave për karrierën.

Read more ...


Rusia mbështet planin me 7 pika të Vuçiç për Kosovën: BE dhe SHBA nuk mund të jenë “ndërmjetësues të ndershëm”

Një javë më parë Aleksandër Vuçiç në një fjalim të jashtëzakonshëm shpalli një plan me 7 pika për Kosovën, ku e klasifikoi si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe kërkoi krijimin e një prokurorie special.

 

Ky plan i Vuçiç ka marrë këtë të premte mbështetjen e pakushtëzuar të Rusisë, me zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova që tha se nisma e Beogradit për zgjidhjen e situatës në Kosovë është hapi i vetëm i mundshëm që duhet ndjekur.

Read more ...


“Perëndimi po “përkëdhel” Serbinë” Kurti: Brukseli të luajë rolin e gjyqtarit për shkeljen e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Perëndimin të enjten se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim, duke shtuar se ajo nuk po “shpaguhet” dhe se Kosova po “paguan” për këtë.

 

Qeveria e Kurtit është kritikuar nga disa vende të Perëndimit dhe BE-ja për një sërë vendimesh në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe gjatë këtij viti, ku ai ka thënë se dëshiron të vendosë rënd dhe ligj.

Read more ...

XS
SM
MD
LG