Lidhje


Rusia s.ulmon rrjetin energjitik, d.ëme të mëdha në Ukrainë nga vala e dronëve dhe r.aketave

Rusia nisi një sulm masiv ajror kundër Ukrainës mëngjesin e kësaj të premteje me raketa balistike dhe dronë. Autoritetet ukrainase bënë të ditur se shënjestër e sulmeve ishte infrastruktura energjitike e vendit.

 

Forcat ajrore të Ukrainës raportuan dronë të shumtë sulmues të lëshuar gjatë natës të ndjekur nga tufa raketash në të gjithë hapësirën ajrore. Ministri ukrainas i energjetikës tha se Rusia përdori gjithashtu raketa balistike Kinzhal në rajonet perëndimore.

Read more ...


"Do të doja që ai të kisha jetuar për të parë Sirinë e lirë"/Me mijëra marrin pjesë në funeralin e aktivistit sirian, Mazen Hamada

"Ne i dhamë gjakun dhe shpirtin tonë revolucionit," thërrisnin turmat, ndërsa mbanin arkivolin e Mazen el-Hamada nëpër rrugët e Damaskut, të mbështjellë me flamurin jeshil, të bardhë dhe të zi të legjitimuar nga protestuesit në vitin 2011, tani i kudondodhur në qytet, që nga rënia e Bashar Al-Assad. Ndërsa procesioni i varrimit po lëvizte përpara, gjithnjë e më shumë njerëz iu bashkuan. "Mazen është martir," bërtisnin shumë, disa duke qarë. Nëse bota e dinte më parë për shkallën e brutalitetit të regjimit të Asadit kundër popullit të vet, kjo ishte pjesërisht për shkak të Mazen, një aktivist që ishte një kritik i hapur i regjimit.

Read more ...


"Arkipelagu i torturës"/P.ërdhunime, t.ortura, v.rasje: Veprat k.riminale të forcave të Asadit dalin në dritë

Që nga shpërthimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, regjimi i Bashar Asadit është përballur me akuza të shumta për shkelje të pamëshirshme të të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturat, përdhunimet dhe ekzekutimet. Ndërsa rënia e sundimtarit të vijës së ashpër u shpalos ditët e fundit, hetuesit e OKB-së po bëjnë thirrje për përgjegjësi në nivelin më të lartë për këto abuzime.

 

Fotot e Cezarit

Read more ...


Kurti në Kroaci: Serbia shtet param.ilitar, nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga e kaluara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci. Ai ka pasur një takim me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq pas së cilit kanë mbajtur edhe një konferencë për media. Ai ka folur për sulmin e fundit terrorist në Kosovë. Kreu qeveritar tha se sulmi në Ibër Lepenc është i ri nga natyra, pasi “kësaj radhe në shënjestër ishte popullsia civile”.

 

“Më herët kemi pasur sulme ndaj Policisë së Kosovës, kemi pasur sulme ndaj ndërtesave zyrtare komunale por kësaj radhe në shënjestër është popullsia civile sepse furnizimi me ujë dhe prodhimi i energjisë elektrike që është jetik edhe për qytetarë dhe bizneset kanë qenë në shënjestër”, tha ai.

Read more ...


Të dashurohesh me v.rasësin/ Sindroma “Bonnie dhe Clyde”, si të rinjtë po magjepsen pas e.kzekutorit të CEO-s në SHBA

Buzëqeshje perfekte, flokë të dendur dhe sy që shkëlqejnë. Çdokush do të dashurohej me Luigi Mangione po të shikonte foton e tij në rrjete sociale. Por… ai është një vrasës. Askush nuk dinte asgjë për 26-vjeçarin, derisa fotot e tij bënë xhiron e botës pas vrasjes së CEO-s së United Healthcare, Brian Thomson.

 

I fshehur pas një kapuçi, ai e vrau biznesmenin me një qetësi të frikshme dhe më pas u largua duke e lënë të plasur në njërën prej rrugicave të Manhattanit. Ndërsa kërkohej në ShBA ai u arrestua falë një informatori në një McDonald’s në Pensilvani, i cili e kishte pikasur pasi ai kishte ulur maskën për të ngrënë ushqimin.

Read more ...

XS
SM
MD
LG