Familja e shtetasit amerikano-izraelit i mbajtur rob në Gaza reagon ndaj Netanyahut

Babai i shtetasit amerikano-izraelit, Sagui Dekel-Chen, i cili mbahej rob nga Hamasi në Gaza, reagoi ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe tha se ai "veproi me dëshirën për të mbajtur pushtetin", transmeton Anadolu.Duke folur për televizionin CBS, babai Jonathan Dekel-Chen akuzoi Netanyahun se nuk ishte i interesuar për marrëveshjen e armëpushimit që do të siguronte lirimin e robërve.Sipas tij, shumë izraelitë nuk u besojnë më fjalëve të Netanyahut dhe nuk shohin veprimet e tij. "Me veprimet e tij, ai vepron me dëshirën për të mbajtur pushtetin me partnerët e tij të qeverisë pakicë që kanë një mision radikal", tha Dekel-Chen.