Lidhje


Rusia aktivizioi 'spiunët e fjetur' pas luftës në Ukrainë

Pablo Gonzalez, (i dyti majtas me mjekër) mes grupit që priti Presidenti Putin në aeroportAta njihen me termin “ilegalë”, spiunë që veprojnë nën maskën e punëve të zakonshmeQë kur Rusia humbi shumë nga burimet e vlefshme të spiunazhit, pasi dhjetëra diplomatë u dëbuan nga vendet perëndimore pas agresionit ndaj Ukrainës, “spiunët e fjetur” janë bërë të rëndësishëm për Moskën.Ekspertët që merren me çështjet e zbulimit rus i thanë Zërit të Amerikës se kjo ishte "rilindja e ilegalëve", me 90 për qind të operacioneve të kryera tani nga spiunët e zgjuar nga gjumi i thellë.

Read more ...


Francë, numri i fëmijëve të pastrehë rritet në katër vitet e fundit

Derisa problemi i strehimit, i cili sërish u aktualizua me të pastrehët e dëbuar nga kryeqyteti gjatë Lojërave Olimpike "Paris 2024" të mbajtura muajin e kaluar në Francë është thelluar, numri i fëmijëve që jetojnë në rrugë është rritur me 120 për qind në katër vitet e fundit, transmeton Anadolu.Të dhënat e publikuara nga Federata e Aktorëve të Solidaritetit (FAS), e cila mbron të drejtat e të huajve në vend dhe e cila ka rreth 1.000 shoqata anëtare si dhe Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) Francë, kanë treguar se numri i fëmijëve të pastrehë në vend ka tejkaluar 2.000.

Read more ...


A po e çon në kolaps mugesa e mjekëve dhe ilaçeve, sistemin shëndetësor në Shqipëri?

Spitalet në Shqipëri përballen me një krizë të thellë, e cila shtrihet përtej mungesës së ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore. Së fundmi, ka ardhur në pah nevoja emergjente për infermierë, fizioterapistë, mamitë, logopedë dhe specialistë të tjerë të fushave të shëndetësisë. Aktualisht, janë mes 950 dhe 1,200 vende vakante në spitalet e vendit, një situatë e shkaktuar nga largimet e shpeshta të mjekëve nga pozitat e tyre publike për të kaluar në spitale private, ku paga dhe kushtet e punës janë më të mira.Kërkesa për mjekë është më e madhe në Tiranë dhe rrethinat e saj, për shkak të përqendrimit të popullsisë.

Read more ...


"Sulmi në shkallë të gjerë i Izraelit në Bregun Perëndimor, përpjekje për zbatimin e projektit të aneksimit"

Hamasi deklaroi se sulmi në shkallë të gjerë i nisur nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor i pushtuar është një përpjekje e qeverisë së ekstremit të djathtë të drejtuar nga kryeministri Benjamin​​​​​​​ Netanyahu për të zbatuar projektin e aneksimit të tokave të Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu.Në një deklaratë me shkrim nga Hamasi thuhet se "Operacioni ushtarak në shkallë të gjerë që ushtria izraelite ka nisur në qytetet e Bregut Perëndimor është një përpjekje për zbatimin e planeve të shprehura nga ministrat fashistë të qeverisë sioniste të ekstremit të djathtë dhe zgjerim i luftës brutale gjenocidale që vazhdon në Rripin e Gazës në mënyrë që të përfshijë qytetet dhe kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor".

Read more ...


Hamasi: Vendimi i Izraelit për të financuar turet e kolonëve të paligjshëm në Al-Aksa mund të provokojnë luftë fetare

Vendimi i qeverisë izraelite për të financuar grupe të vizituesve për kolonët e paligjshëm në Xhaminë Al-Aksa përfaqëson një "përshkallëzim të rrezikshëm" që mund të provokojë një "luftë fetare", paralajmëroi grupi palestinez Hamas, transmeton Anadolu.Vendimi i qeverisë për të financuar "turet sioniste" është një përshkallëzim i rrezikshëm që rrezikon të ndezë një luftë fetare, "për të cilën pushtuesi dhe mbështetësit e tij mbajnë përgjegjësi", tha Hamasi në një deklaratë."Kjo qeveri ekstremiste fashiste po luan me zjarrin, pasi nuk interesohet për pasojat e sjelljes së saj sioniste në shkeljen e shenjtërisë, statusit dhe identitetit të Xhamisë së Bekuar Al-Aksa në popullin tonë arab dhe islamik", thuhet në deklaratën e grupit palestinez.

Read more ...

XS
SM
MD
LG