E pazakontë në Greqi/ 44-vjeçarja ndizte zjarre për të flirtuar me zjarrfikësit

Një rast i pazakontë zjarrvënieje ka ndodhur ditën e djeshme në Tripoli të Greqisë. Mësohet se një grua 44-vjeçare është arrestuar ditën e sotme si përgjegjëse për shkaktimin e dy zjarreve në një zonë rurale.
Bëhet me dije se 44-vjeçarja ndizte zjarre me qëllim që të takonte nga afër zjarrfikësit. Sipas mediave greke, autores i pëlqente të shihte zjarrfikës dhe përpiqej të flirtonte me ta.