Lidhje


Refugjatët afganë do të qëndrojnë në Filipine gjatë procesit të vizave

SHBA-ja dhe Filipinet kanë rënë dakord për një praktikë e cila do të sigurojë që një numër i kufizuar refugjatësh afganë të qëndrojnë përkohësisht në Filipine derisa presin të përfundojnë proceset e tyre të vizave speciale si emigrantë (SIV), transmeton Anadolu.Departamenti Amerikan i Shtetit bëri një deklaratë në lidhje me refugjatët afganë që aplikojnë për SIV.SHBA-ja dhe Filipinet ranë dakord për një praktikë e cila do të sigurojë që një numër i kufizuar refugjatësh afganë të qëndrojnë përkohësisht në Filipine deri në përfundimin e procesit të tyre të vizës dhe procedurave të vendosjes, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se shërbimet e tilla si siguria, ushqimi, akomodimi dhe transporti për këta persona do të sigurohet nga qeveria amerikane.

Read more ...


Elon Musk: Pas zgjedhjeve "jam gati të shërbej në Shtëpinë e Bardhë " nëse fiton Trump

Pronari i prodhuesit amerikan të automjeteve elektrike "Tesla", Elon Musk tha se është "gati" të shërbejë në kabinet nëse kandidati republikan, Donald Trump fiton në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 5 nëntor, transmeton Anadolu.

 

Musk publikoi një postim në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA në platformën e mediave sociale X.Duke postuar një foto të krijuar me inteligjencë artificiale që e përshkruan veten si "ministër", Musk tha: "Jam gati të shërbej".

Read more ...


Mijëra njerëz marshojnë për Gazën në ditën e partë të Kongresit të Partisë Demokratike në Chicago

Mijëra protestues mbështetës të Palestinës, u mblodhën në qytetin Chicago, i cili pret Kongresin e Partisë Demokratike në SHBA, dhe marshuan për "ndalimin e gjenocidit në Gaza" dhe që "SHBA-ja të ndërpresë ndihmën e saj për Izraelin", raporton Anadolu.Ndërkohë që vazhdon numërimi mbrapsht për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor në SHBA, dje në Chicago ka nisur Kongresi i Partisë Demokratike që do të zgjasë për 4 ditë.Marshimi i mijëra demonstruesve pro-palestinezë që mbushën rrugët e Chicagos, ka spikatur në ditën e parë të kongresit ku shumë politikanë të shquar demokratë përfshirë presidentin amerikan Joe Biden do të mbajnë fjalime.

Read more ...


Zyrtari britanik jep dorëheqjen, kundërshton shitjen e armëve në Izrael

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme britanike, i cili ka punuar në luftën kundër terrorizmit, ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj shitjeve të armëve në Izrael, duke thënë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar “mund të jetë bashkëpunëtore në krimet e luftës”.Mark Smith u shkroi kolegëve të premten, duke thënë se ai kishte ngritur shqetësime në Ministrinë e Jashtme.Zyra e Jashtme, Commonëealth dhe Zhvillimi (FCDO) nuk pranoi të komentojë mbi një rast individual, por tha se qeveria ishte e përkushtuar të respektonte ligjin ndërkombëtar.

Read more ...


Inkursioni drejt Rusisë, Koreja e Veriut dënon Ukrainën: Akt i tmerrshëm terrorist, po nxisni Luftën e Tretë Botërore

Koreja e Veriut dënoi inkursionin e Ukrainës në Rusi si një akt terrori të pafalshëm të mbështetur nga Uashingtoni dhe Perëndimi, duke shtuar se do të qëndrojë gjithmonë me Rusinë ndërsa kërkon të mbrojë sovranitetin e saj.


“Përpjekja e Ukrainës drejt Rusisë është produkt i politikës konfrontuese anti-ruse të Shteteve të Bashkuara, e cila po e shtyn situatën në prag të Luftës së Tretë Botërore”, tha agjencia e lajmeve KCNA.

Read more ...

XS
SM
MD
LG