Mjeku francez që punoi në Gaza: Kam qenë dëshmitar se Izraeli ka sulmuar me qëllim gjenocidi

Mjeku francez i shërbimit të urgjencës Pascal Andre, i cili u kthye në vendin e tij pasi punoi në Gaza, deklaroi se të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor që kanë punuar në rajon kanë parë se Izraeli ka sulmuar Gazën me qëllim gjenocidal, raporton Anadolu.Mjeku Andre punoi në Spitalin Evropian në Khan Younis, Gaza, mes datave 8-22 shkurt. Andre foli për Anadolu mbi për përjetimet e civilëve në Gaza të cilët ishin të ekspozuan ndaj sulmeve izraelite gjatë kësaj periudhe.Duke bërë të ditur se në rajon ka shkuar përmes shoqatës Palmed të themeluar nga mjekët, Andre tha se kanë pasur vështirësi për të arritur në Spitalin Evropian dhe se për këtë kanë pritur 4 muaj.