McDonald’s thotë se ka humbur $7 miliardë prej bojkotit për mbështetjen ndaj Izraelit

Kompania ndërkombëtare fast-food McDonald ka qenë një nga emrat kryesorë perëndimorë që është goditur nga një fushatë bojkoti për mbështetjen publike ndaj veprimeve të ushtrisë së Izraelit në Palestinë.Kjo duket se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme të shitjeve të McDonald në rajonet arabe dhe vendet islamike.Zhvillimi vjen teksa pas sulmeve të Hamas më 7 tetor, mbështetës palestinezë shpërndanë foto e video në rrjetet sociale të korporatave ndërkombëtare si McDonald’s, Starbucks, Coca-Cola e Domino që sillnin ushqim falas për ushtarët e Izraelit.
Gazetarja e re nga Gaza, e nominuar për çmimet Emmy, vihet nën sulmin e lobit iz"raelit / Bisan Owda akuzohet nga njerëzit e botës së kineatogrfisë dhe muzikës

Bisan Owda është akuzuar shpesh për "tolerimin e dhunës" dhe "përhapjen e antisemitizmit", sepse ajo ka raportuar për luftën e Izraelit në Gaza, duke shpërndarë video dhe foto tronditëse nga terreni.Ajo me të cilën Owda po përballet është një taktikë klasike sioniste për të njollosur solidaritetin pro-palestinez dhe për të minuar arritjet palestineze.
Puna e saj e guximshme është nominuar për çmimet Emmy të kategorisë së Lajmeve dhe Dokumentarëve 2024 në kategorinë "Dokumentar me metrazh të shkurtër : Forma e shkurtër" nga Akademia Kombëtare e Arteve dhe Shkencave të Televizionit (NATAS).
Hija e “Iute Credit Albania” në skandalin e mikrokredive

Skandali i mikrokredive ka ekspozuar deri më tani si aktorë tëdorës së parë të paktën dy institucione financiare jo-bankare, “MCA” dhe “Final”, si edhe një dyzinë me përmbarues privatë. Por, prokurorët e çështjes në Prokurorinë e Tiranës besojnë se skandali shkon shumë më thellë dhe përhapja është shumë e gjerë.Të pyetur nga “Boldnews.al” për përfshirjen e agjencive të tjera të mikrokreditit në këtë skemë, ata tregohen të rezervuar dhe deklarojnë se “duhen pritur rezultatet e mëtejshme të hetimit”.Megjithatë, në këtë histori shfaqet si “hije” një tjetër agjenci e mikro-kreditit, “Iute-Albania”.
Llogaria në rrjetin social X e Basim Jusuf zhduket pas postimit anti-z*ionist

Llogaria X e komedianit egjiptiano-amerikan Basim Jusuf në rrjetet sociale, e cila kishte gati 12 milionë ndjekës, u hoq për arsye të paqarta të martën.Përpara se llogaria e tij të zhdukej, Youssef postoi një mesazh në X, duke kritikuar mbipërdorimin e akuzave për antisemitizëm si një taktikë për të heshtur kauzën dhe diskursin. "Antisemitizmi është një akuzë që ngrinte gjakun në venat e njerëzve. Unë shoh shumë njerëz tani që kuptojnë se si kjo taktikë frike përdoret për të mbyllur bisedat dhe për të trembur njerëzit," shkroi ai.
Ukraina miraton ligjin që ndalon punën e organizatave fetare të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse

Ligjvënësit ukrainas e kanë miratuar më 20 gusht një projektligj që ndalon punën e organizatave fetare të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse, të cilën Kievi e sheh si mbështetëse të luftës së nisur prej Moskës në Ukrainë, më 2022.
Deputeti Oleksandr Honcharenko, ka thënë se 25 anëtarë të Parlamentit e kanë miratuar projektligjin, i cili sapo të nënshkruhet nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të hapë rrugën për ndalim të punës së një dege ukrainase të Kishës Ortodokse, e lidhur me Patriarkanën e Moskës.