Shkoi në varrimin e Faton Hajrizit, IPK rekomandon suspendimin e Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt

Scholz paralajmëron Netanjahun: Koha për marrëveshje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz kërkoi në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu arritjen e një marrëveshjeje me Hamasin radikal-islamik. Ka ardhur koha që të finalizohet marrëveshja për lirimin e pengjeve nga dhuna e Hamasit dhe koha për një ndalim të luftimeve në Rripin e Gazës, tha Scholz të dielën, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner në Berlin.Shumë objektiva ushtarake në luftë kundër Hamasit janë arritur, numri i viktimave civile dhe vuajtja njerëzore në Rripin e Gazës është e jashtëzakonshme. Një fund i luftës në zonën palestineze në Detin Mesdhe "do të ishte një hap vendimtar për uljen rajonale të shkallëzimeve", është shprehur kancelari gjerman.
Presidenti palestinez vizitë në Moskë, diskutime me Putin për luftën në Gaza

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas do të vizitojë Rusinë nga 12 deri më 14 gusht, ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, njoftoi sot një diplomat palestinez.
“Presidenti do të arrijë në mbrëmjen e 12 gushtit. Një takim me presidentin Putin pritet të martën.Ai do të largohet më 14, por do të ketë një takim me ambasadorët arabë”, tha Abdel Hafiz Nofal, ambasadori palestinez në Moskë.
Merrnin para për parkimin në hapësirë publike, arrestohen dy të rinj në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona pasi iu merrnin para qytetarëve për vendparkimin që ishte përcaktuar nga bashkia pa pagesë. Sipas policisë, në pranga janë vënë personat me iniciale A. M., 32 vjeç dhe M. G., 34 vjeç, të dy banues në Durrës.
Njoftimi i policisë:
Iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte përcaktuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë, arrestohen 2 shtetas.
Arabia Saudite: Vrasja e Haniyeh një shkelje e hapur e sovranitetit të Iranit

Arabia Saudite ka theksuar se vrasja e kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, gjatë vizitës së tij në Teheran, është një shkelje e hapur e sovranitetit të Iranit dhe përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë rajonale, transmeton Anadolu.Zëvendësministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Waleed Al-Khereiji, mbajti një fjalim në mbledhjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) të mbajtur në qytetin Xhide të Arabisë Saudite për të diskutuar sulmet e Izraelit kundër popullit të Palestinës dhe shkeljen ndaj sovranitetit të Iranit.