Rënia e taksave të karburantit, por çmimi më i shtrenjtë! Kush po fut dorën në xhepin e shqiptarëve?

Një taksë më pak por qytetarët përsëri e paguajnë naftën e benzinën një lloj. Ulja e cmimit të karburanteve në bursat ndërkombëtare por dhe heqja e taksës së markimit pritej të reflektohej edhe në faturat e qytetarëve që përdorin automjetet duke filluar nga 1 gushti, por nuk ka vend për optimizëm.Ka kaluar pothuajse 1 javë nga heqja e taksës së markimit 1 lekë/litër. Nga një vëzhgim i thjeshtë në tregun e karburanteve në kryeqytet rezulton se nuk kemi një lëvizje të çmimeve krahasuar me një muaj më parë, kur ky koncension ishte ende në fuqi dhe qytetarët paguanin më shumë taksa.