Lidhje


Meta do të mbyllë përkohësisht platformën Threads në Turqi

Meta Platforms njoftoi të hënën se platforma e saj e mediave sociale Threads do të mbyllet përkohësisht në Turqi, një vendim që kompania tha se ishte marrë në përputhje me një urdhër të përkohshëm të autoritetit turk të konkurrencës. Platforma do të pezullohet nga 29 Prilli, tha kompania në një postim në blog.

 

Ajo vuri në dukje se nuk do të kishte asnjë ndikim në platformat dhe shërbimet e tjera të mediave sociale të Metës, duke përfshirë Facebook, Instagram dhe WhatsApp në Turqi.

Read more ...


Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës voton pro anëtarësimit të Kosovës

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi të martën raportin për anëtarësim të Kosovës në këtë këshill.

 

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 të paanshme, miratimi i raportit tashmë i hapë rrugën vendimit përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës, që duhet të merret në muajin maj në Këshillin e Ministrave të 46 vendeve anëtare të organizatës.

Në fillim të seancës, raportuesja Dora Bakoyanis, u bëri thirrje të gjithë anëtarëve që të mbështesin këtë kërkesë, por ajo u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesit e Serbisë.

Read more ...


Prifti ortodoks që mbrojti Gazën qëllohet me thikë për shkak të ekstremizmit të ushqyer nga rrjetet sociale

Një djalë 15-vjeçar akuzohet se sulmoi peshkopin Mar Mari Emmanuel, një figurë e lartë në Kishën Ortodokse Asiriane ultra-konservatore dhe plagosi tre të tjerë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të një predikimi. Të paktën 30 persona, duke përfshirë dy oficerë policie, u plagosën kur turmat e zemëruara u mblodhën jashtë kishës në kërkim të hakmarrjes të hënën mbrëma. Chris Minns, kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, tha se mijëra oficerë policie u vendosën në mbrojtje të organizatave dhe strukturave fetare "për të shmangur hakmarrjen ose aktet e rëndomta të dhunës".

Read more ...


Kreu i OKB-së: "Zemra më është thyer" që shumë muslimanë në Gaza dhe Sudan nuk mund të festojnë Bajramin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se „zemra e tij është thyer" duke ditur se shumë muslimanë në Gaza, Sudan dhe vende të tjera nuk do të jenë në gjendje të festojnë festën e Ramazan Bajramit për shkak të konflikteve dhe urisë, raporton Anadolu.

 

“Çdo vit, i shpreh urimet e mia më të mira për Fitër Bajramin komunitetit musliman në mbarë botën”, tha Guterres në mesazhin e tij me rastin e Ramazan Bajramit, duke shtuar:

Read more ...

XS
SM
MD
LG