A po e çon në kolaps mugesa e mjekëve dhe ilaçeve, sistemin shëndetësor në Shqipëri?
"Sulmi në shkallë të gjerë i Izraelit në Bregun Perëndimor, përpjekje për zbatimin e projektit të aneksimit"
Hamasi deklaroi se sulmi në shkallë të gjerë i nisur nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor i pushtuar është një përpjekje e qeverisë së ekstremit të djathtë të drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu për të zbatuar projektin e aneksimit të tokave të Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu.Në një deklaratë me shkrim nga Hamasi thuhet se "Operacioni ushtarak në shkallë të gjerë që ushtria izraelite ka nisur në qytetet e Bregut Perëndimor është një përpjekje për zbatimin e planeve të shprehura nga ministrat fashistë të qeverisë sioniste të ekstremit të djathtë dhe zgjerim i luftës brutale gjenocidale që vazhdon në Rripin e Gazës në mënyrë që të përfshijë qytetet dhe kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor".
Hamasi: Vendimi i Izraelit për të financuar turet e kolonëve të paligjshëm në Al-Aksa mund të provokojnë luftë fetare
Vendimi i qeverisë izraelite për të financuar grupe të vizituesve për kolonët e paligjshëm në Xhaminë Al-Aksa përfaqëson një "përshkallëzim të rrezikshëm" që mund të provokojë një "luftë fetare", paralajmëroi grupi palestinez Hamas, transmeton Anadolu.Vendimi i qeverisë për të financuar "turet sioniste" është një përshkallëzim i rrezikshëm që rrezikon të ndezë një luftë fetare, "për të cilën pushtuesi dhe mbështetësit e tij mbajnë përgjegjësi", tha Hamasi në një deklaratë."Kjo qeveri ekstremiste fashiste po luan me zjarrin, pasi nuk interesohet për pasojat e sjelljes së saj sioniste në shkeljen e shenjtërisë, statusit dhe identitetit të Xhamisë së Bekuar Al-Aksa në popullin tonë arab dhe islamik", thuhet në deklaratën e grupit palestinez.
Programi Botëror i Ushqimit ndalon lëvizjen e stafit në Gaza pasi automjeti i tij u sulmua nga forcat izraelite
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) njoftoi ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së stafit në Gaza pasi automjeti i tij u vu nën zjarr nga forcat izraelite në një pikë kontrolli, transmeton Anadolu.Automjeti i OKB-së që kthehej nga një mision humanitar u godit nga të paktën dhjetë plumba në një pikë izraelite kontrolli pranë urës Wadi Gaza, pavarësisht se ishte i shënuar qartë dhe kishte marrë leje paraprake nga autoritetet izraelite.“Kjo është krejtësisht e papranueshme dhe e fundit në një seri incidentesh të panevojshme sigurie që kanë rrezikuar jetën e ekipit të WFP-së në Gaza”, tha drejtoresha ekzekutive e WFP-së, Cindy McCain, në një deklaratë.
Kontrata 3 miliardë/ Rreziku i blerjes së avionëve francezë nga Serbia
Kontrata 3 miliardë euro që pritet të nënshkruaj Serbia për blerjen nga Franca të 12 avionëve ushtarakë Rafle nuk mund ti lërë indiferentë shtetet e tjera të rajonit. Kjo marrëveshje mund të nënshkruhet gjatë vizitës së Presidentit francez, i cili pavarësisht krizës së brendshme politike do të udhëtojë në Serbi të enjten ( 29 dhe 30 gusht) për një vizitë dyditore. Beogradi ka bërë të ditur se shpreson në realizimin e kontratës për shitjen e dymbëdhjetë avionëve luftarakë Rafale.Sipas njoftimit të presidencës franceze vizita e Makron synon “thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh në fushat e ekonomisë, shëndetësisë, energjisë dhe kulturës”.