Lidhje


Përse I*zraeli vazhdon të sulmojë objektet antike të kultit dhe simbolet fetare në Gaza?

Fundjavën e kaluar, videot e reja në mediat sociale treguan ushtarë izraelitë që përdhosnin xhaminë Beni Saleh në Gaza dhe grisnin një kopje të Kuranit të shenjtë, duke riforcuar edhe një herë sulmin e vazhdueshëm të shtetit zionist ndaj vendeve dhe simboleve fetare islame në luftën e tij të pamëshirshme kundër palestinezëve. Sulmi izraelit ndaj librit të shenjtë të Islamit dhe xhamive ka ngjallur një reagim të ashpër nga Hamasi, grupi palestinez i rezistencës.“Ne dënojmë fuqishëm veprimet e ushtarëve sionistë që djegin kopje të Kuranit gjatë bastisjes dhe përdhosjes së xhamisë Beni Saleh në Gazën veriore”, tha grupi në një deklaratë në Telegram.

Read more ...


Udhëheqësi suprem i Iranit, i hapur ndaj negociatave me SHBA për programin bërthamor

Udhëheqësi suprem i Iranit la të hapur të martën mundësinë e negociatave të reja me Shtetet e Bashkuara, për programin bërthamor të vendit të tij që po përparon me ritme të shpejta. Ai i tha qeverisë së tij se nuk vjen ndonjë e keqe nga angazhimi me “armikun”.

 

Ajatollah Ali Khamenei përcaktoi gjithashtu vijën e kuqe për mbajtjen e bisedimeve nën drejtimin e qeverisë së Presidentit reformator Masoud Pezeshkian dhe përsëriti paralajmërimin se Uashingtonit nuk i duhet zënë besë.

Read more ...


Azerbajxhani: Pretendimet territoriale në Kushtetutën armene, pengesa kryesore në nënshkrimin e marrëveshjes së paqes

Azerbajxhani tha se pretendimet territoriale të bëra në Kushtetutën e Armenisë janë "pengesa kryesore" në përfundimin e marrëveshjes së paqes midis dy vendeve, raporton Anadolu.“Aktualisht, pengesa kryesore për përfundimin e traktatit të paqes janë pretendimet territoriale ndaj vendeve tona (Azerbajxhanit dhe Türkiyes) në Kushtetutën armene”, tha Jeyhun Bayramov në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij turk Hakan Fidan në Ankara.Bayramov tha se pavarësisht dinamikës pozitive në negociatat midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke përfshirë marrëveshjen për “një pjesë të rëndësishme” të projekt-marrëveshjes së paqes, pretendimet territoriale ndaj Azerbajxhanit ende ekzistojnë në Kushtetutën e Armenisë dhe një disa dokumente të tjera ligjore.

Read more ...


E pazakontë në Greqi/ 44-vjeçarja ndizte zjarre për të flirtuar me zjarrfikësit

Një rast i pazakontë zjarrvënieje ka ndodhur ditën e djeshme në Tripoli të Greqisë. Mësohet se një grua 44-vjeçare është arrestuar ditën e sotme si përgjegjëse për shkaktimin e dy zjarreve në një zonë rurale.

 

Bëhet me dije se 44-vjeçarja ndizte zjarre me qëllim që të takonte nga afër zjarrfikësit. Sipas mediave greke, autores i pëlqente të shihte zjarrfikës dhe përpiqej të flirtonte me ta.

Read more ...


Pavarsisht se dhëndëri e qëllon me grusht, nusja nuk e braktis ceremoninë martesore

Një ngjarje e padëgjuar më parë ka ndodhur disa ditë më parë në një ceremoni martesore në një kishë në Pirgos të Greqisë.Mediat greke thonë se skena e altarit u kthye në ‘tragjedi’! Gjithçka nisi në momentin e shkëmbimit të unazave ku një nga të ftuarit në ceremoni tha ‘gruaja ka frikë nga burri’!Në këtë moment nusja i ka shkelur këmbën dhëndrit, por ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim para të afërmve të tij. Ai është kthyer nga nusja dhe e ka goditur me grusht në fytyrë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG