Muzikanti britanik Waters falënderon presidentin Erdogan për mbështetjen e tij ndaj popullit palestinez

Muzikanti dhe kompozitori britanik, George Roger Waters, një nga themeluesit e grupit rok me famë botërore "Pink Floyd", falënderoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk për videon e shpërndarë nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës në përvjetorin e parë të sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës, transmeton Anadolu. Presidenti Erdoğan pati falënderuar Watersin pasi ai kishte shpërndarë videon në fjalë në rrjetin e tij të medias sociale.