Erdogan: Sot jemi më të fortë se dje, nesër do të jemi në një pozitë edhe më të mirë

Rënia e Asadit ekspozoi "Th.ertoren Njerzore", b.irucën më f.amkeqe nëntokësore të t.orrturave të mijëra sirianëve

Rënia dramatike, por e pashmangshme e regjimit brutal të diktatorit Bashar al Assad në Siri ka çuar në zbulimin e shumë vendeve të errëta ku qeniet njerëzore janë masakruar, torturuar, përdhunuar dhe gjymtuar për 40 vitet e fundit. Një prej tyre ishte burgu famëkeq Sednaya. Më 8 dhjetor, brenda ambienteve të burgut u zbulua një birucë e nëndheshme, ku u bllokuan mijëra njerëz. Këta individë u dënuan të kalben atje, por me rënien e Damaskut dhe fundin e tiranisë së Asadit, po bëhen përpjekje për të zbuluar këtë vend të errët dhe për të shpëtuar ata që janë ende të bllokuar në të.
Sirianët nëpër botë festojnë me flamujt e opozitës rrëzimin e regjimit të Asadit

Që nga Turqia, Franca, Gjermania, Greqia apo Libani turma të mëdha njerëzish janë mbledhur duke festuar përmes thirrjeve nëpër sheshet kryesore të qyteteve. Në Berlin apo Paris janë valëvitur flamujt e opozitës siriane. Kryengritësit sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad pasi morën kontrollin e Damaskut të dielën, duke e detyruar atë të ikte dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile. Kryengritësit i dhanë gjithashtu një goditje të madhe ndikimit të Rusisë dhe Iranit në Siri në zemër të rajonit – aleatë që kishin mbështetur al-Assadin gjatë periudhave kritike të konfliktit.
Opozita siriane: Institucionet publike do të mbeten nën mbikëqyrjen e ‘ish-kryeministrit’

Udhëheqësi i bllokut kundër regjimit, Ahmed al-Sharaa tha të dielën se ishte e ndaluar të shkosh pranë institucioneve publike që ai tha se do të mbeten nën mbikëqyrjen e “ish-kryeministrit” derisa të dorëzohet zyrtarisht.
Udhëheqësi i regjimit Bashar al-Assad u largua nga Damasku të dielën ndërsa rebelët hynë në kryeqytet dhe komanda e ushtrisë siriane njoftoi oficerët se sundimi 24-vjeçar i Asadit kishte përfunduar, tha një oficer sirian që ishte i informuar për lëvizjen për Reuters.
Le të rikthejmë shpresën!/Të mbështesim familjen e Martin Canit pas humbjes tragjike
