Lidhje


Në Xhaminë e Madhe të Granadës në Spanjë, pothuajse çdo të premte një person pranon islamin

Xhamia e Madhe në Granada, territori i fundit islam në Spanjë gjatë periudhës islame andaluziane (711-1492), ku pothuajse çdo të premte dikush bëhet musliman, vazhdon të jetë një vend popullor për vizitorët nga e gjithë bota gjatë muajit të Ramazanit. Në pjesën e pestë të lajmit 'dosier' me titull "Ramazani në Evropë" gazetari i AA-së shpjegon rëndësinë e Xhamisë së Madhe dhe aktiviteteve të saj gjatë muajit të Ramazanit, xhami kjo e cila ndodhet në Albaicin, një lagje muslimane nga periudha mesjetare e vendosur pikërisht përballë Pallatit Alhambra, një nga veprat më të mëdha të mbetura nga periudha islame andaluziane.

Read more ...


Turqia dënon ashpër sulmet i.zraelite mbi Gazë

Turqia ka reaguar ndaj sulmeve izraelite në Gaza, duke thënë se kjo shënon “fazën e re në politikën e gjenocidit”. Ministria e Jashtme e Turqisë tha së shteti i Izraelit bëri masakër ndaj qindra palestinezëve që u vranë nga sulmet e së martës, duke shtuar se qeveria e Netanyahut “sfitoi njerëzimin përmes shkeljes së ligjit ndërkombëtar”. “Masakra e qindra palestinezëve në sulmet e Izraelit në Gaza këtë mëngjes, tregon se politika e gjenocidit të qeverisë Netanyahu ka hyrë në një fazë të re. 

Read more ...


E vërteta e islamizimit të shqiptarëve: Konvertimi prej dhunës, një rrenë e madhe

Nga Nexhmedin Spahiu

 

Në literaturën tonë dhe literaturat ballkanike e, madje, edhe evropiane, emri turk përdoret edhe për ushtarët osmanë dhe emri Turqi po ashtu përdoret jo vetëm për të emërtuar shtetin modern të krijuar nga Mustafa Kemal Ataturku (1881-1938), po edhe Perandorinë Osmane (1299-1923). Ky është një gabim i pafalshëm, andaj për t’i ikur keqkuptimit, duhet të sqarohemi që në fillim.

Read more ...


OKB-ja akuzon I.zraelin për dhunë s,eksuale të përdorur si mjet lufte dhe ‘akte gj.enocidale’ në Gaza

Ekspertët e OKB-së kanë akuzuar Izraelin se po përdor gjithnjë e më shumë dhunë seksuale dhe me bazë gjinore kundër palestinezëve dhe se po kryen “akte gjenocidale” përmes shkatërrimit sistematik të objekteve të kujdesit shëndetësor për nënën dhe riprodhimin. Një raport i porositur nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dokumenton shkelje të pretenduara, duke përfshirë përdhunimin, në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar që nga sulmi i Hamasit në 7 tetor 2023 ndaj Izraelit që shkaktoi luftën në Gaza.

Read more ...


Qen të ushqyer nga trupat e pajetë në Gaza – Shefi i OKB-së i tronditur nga ajo që pa

Shefi i zyrës së çështjeve humanitare të OKB-së, Tom Fletcher, ka shprehur tronditjen e tij të thellë pas vizitës në Rripin e Gazës, duke përshkruar një situatë katastrofike dhe një shkatërrim të papërshkrueshëm, raporton Aljazeera. “Ishte shumë, shumë më keq nga sa e kisha parashikuar dhe vërtet isha përgatitur për më të keqen”, tha ai për gazetarët. Sipas Fletcher, veriu i Gazës është shkatërruar në një shkallë edhe më të madhe se jugu. 

Read more ...

XS
SM
MD
LG