Erdogan: Asnjë fuqi nuk mund t’i detyrojë banorët e Gazës të largohen nga "atdheu i tyre i përjetshëm"
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se asnjë fuqi nuk mund t’i detyrojë banorët e Gazës të largohen nga "atdheu i tyre i përjetshëm", pasi Gaza, Bregu Perëndimor dhe Kudsi Lindor u përkasin palestinezëve. "Askush nuk ka fuqinë t'i largojë banorët e Gazës nga atdheu i tyre i përjetshëm, i cili ka ekzistuar për mijëra vjet. Palestina, përfshirë Gazën, Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, u përket palestinezëve" u tha Erdoğan gazetarëve në Istanbul para se të nisej për në Malajzi.