Kosova në prag të zgjedhjeve të para të rregullta parlamentare që nga pavarësia
Republika e Kosovës do të shkojë më 9 shkurt 2025 në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008, raporton Anadolu. Fushata e cila filloi më 11 janar, vijoi pa incidente të theksuara në territorin e Republikës së Kosovës, megjithëse u konsiderua se liderët politikë përdoren gjuhë nxitëse, nga organizatat që e monitoruan atë. Këto janë zgjedhjet e nënta parlamentare me radhë që nga periudha e luftës së fundit të vitit 1999 në Kosovë.