Lidhje


Mervi, një qytet-oaz antik

Mervi ishte një qytet-oazë në Azinë qendrore, i ndodhur në rrugën historike të mëndafshit, i cili sot është i vendosur në qytetin e Mervit në Turkmenistan. Disa qytete janë ngritur në këtë pjesë strategjike, e cila ishte e njohur për shkëmbimet tregtare, kulturore dhe politike. Në vitet e hershme të Islamit, Mervi ishte kryeqytet i provincës së Horasanit, dhe në shekullin e 12-të ishte qyteti më i madh në botë. Artikulli i më poshtëm vështron disa aspekte të të mësuarit, shkencës dhe historisë së Mervit si një qytet Islam ndërmjet shekujve të 10 dhe të 13-të. Një fokus të veçant i është dhënë dijetarëve dhe shkencëtarëve të Mervit, më i famshmi prej të cilëve ishte Abd Al-Rahman Al-Khazini. Përveç të qenurit një astronom i lindur, ai ishte autor i Kitab mizan al-hikmah, një enciklopedi e strukturave mekanike për teorinë dhe praktikën e disa llojeve të ndryshme të balancimeve veçanërisht balancimit të universit,  një instrument shkencor shumë precizë për matjen e masave të trupave dhe gravitetit specifik të tyre. 


    Mervi është qyteti i cili ndodhet në provincën e Horasanit në Turkmenistanin e sotëm. Gjeografët e hershëm Islamik regjistrojnë një ekonomi të madhe të bazuar në lulzimin e bujqësisë dhe ujitjes: një system i lart i organizimi të mirëmbajtjes, një sistem i kanaleve të ujitjes dhe një dige të ngritur sipër qytetit me fuznizimin e ujit të regulluar dhe të matur nga një pajisje matëse . Në kohën e Abasitëve, Mervi ka vazhduar të ishte kryeqytti I lindjes. Mirëqënia e madhe e Mervit I përket periudhës që fillon nga shekulli i 8-të duke vazhduar deri në shekullin e 13-të. Në gjysmën tjetër të shekullit të 10-të kur gjeografi Al-Muqaddasi njohu Mervin 1/3 e periferisë ishte tashmë rrënoja dhe kala nuk ishte në gjendje më të mirë; megjithatë në shekullin tjetër kalaja fitoi në madhësi dhë në  rëndësi nën Selxhukët. Në shekullin e 11-të Mervi ishte një qendër e madhe tregëtare e stilit oriental me pazare të përshkruar me dy rrugë qëndërore, qendra e tregut e mbuluar me një kube, dyqane për zejtarët, këmbyes të parave, argjentarë, tekstilpunues, bashkëpunues, dhe poqarë.

 

Ishte nje qendër administrative dhe qendër fetare që përfshinte xhami , medrese, pallate, dhe ndërtesa të tjera. Kubeja e mauzelumit te Sulltan Sanjar, një pallati i tillë ishte ngjyrë e bruztë të kaltërt, dhe mund të shihej në një distancë të një dite udhtimi larg.  Një nga tipareve dalluese të Mervit ishin produktet e tij të tekstilit, produktet e mëdafshit më bollëk, si dhe një shkoll për studimin e tyre. Regjioni ishte i famshëm poashtu për pambukun e mirë si dhe për eksportin e tij, të produkteve të papërpunuar dhe të fabrikuara që dërgoheshin në vende të ndryshme. Mervi ishte një nga qendrat më të medha në rrugën e karavaneve ndërmjet perendimit dhe Azinës lindore duke përfshi edhe Kinën. Kjo do të thotë se gradualisht tregëtia dhe aktivitetet urbane u bënë burim i të mirave më tepër se agrikultura.


Yaqut al-Hamawi gjeografi i njohur (1229) i kaloi dy vite të srudimeve në disa biblioteka të ndryshme të Mervit të cilat ai i admironte. Sipas tij aty në qytet ishin dhjetë biblioteka të pasura rreth viteve 1216-1218 dy në xhamin kryesore të tjerat në medrese Yaqut ishte në Merv për tri vite, ku mblodhi materiale për fjalorin e famshëm të tij gjeografik, para invazionit Mongol bibliotekat e Mervit ishin të njohura. “Në të vërtet për Mongolët unë do të qëndroja dhe të jetoja dhe të vdisja aty’, ai shkruan, “dhe vështirë se unë do të mundë të qëndroja lart tij” Prej të tjerave ai përmend dy biblioteka të xhamisë së xhumasë , e quajtur  “Aziziyah” me rreth 12000 ose më shumë volume dhe “Kalimiyah”. Poashtu aty ishte edhe nje biblotekë Shara fal-Mulk në medresenë e tij, dhe ajo e vezirit të famshëm Nizam Al-Mulk. Prej bibliotekave të vjetra ishin ato të themeluara nga Samanidët, dhe një në Univerzitetin e Umaydiyah poashtu një në universitetin Khatuniyah dhe një që i takonte Majd al-Muluk. 


Përktheu Galdim Ajeti 


Burimi: Muslim Heritage

XS
SM
MD
LG