Lidhje


Na ishte njëherë, Bagdadi....

Nga Meshal Es-sediri

 

Për të thuhej se ishte zemra e botës, zonja e të gjitha vendeve, parajsa e tokës, qyteti i paqes, kupola e Islamit, miniera e hijeshive dhe origjina e zotërinjve të objektivave. Pra ky qytet ishtë (Bagdadi) e kush tjetër? - dua të them Bagdadi që (ishte), jo Bagdadi (i sotshëm).

 

Një nga sundimtarët e saj të begatë në atë kohë (El-Muktedir Billah) ndërtoi një shtëpi të quajtur: (Dar Al-Shexhereh) -Shtëpia e pemës, dhe këtë emër e mori për shkak të një peme që ai ngriti atje prej ari dhe argjendi në mes të një hapësire të madhe të rrethuar me ujë përpara portave të vet qytetit, ajo pemë kishte tetëmbëdhjetë degë ari dhe argjendi ndërsa secila degë kishte kërcinj të shumtë me të gjitha llojet e xhevahireve në formë frutash dhe mbi degët e tyre qëndronin lloje zogjsh prej ari dhe argjendi. Kur frynte era, mund të dëgjoje ulërima dhe fishkëllima. Ndërsa anash shtëpisë dhe në të djathtë të pelllguat të ujit, qëndronin statujat e pesëmbëdhjetë kalorësve, të veshur me lloje mëndafshi, që dukeshin sikur ishin shpata.

 

Njëri prej gjykatësve të tij të zgjuar ishte Ebu Jusufi, i cili e shpëtoi kalifin Harun el-Rashid nga divorci, kur ai u zemërua me gruan e tij Zubejde dhe i tha asaj: Ti je e divorcuar nëse e kalon natën në mbretërinë time, kështu gruaja ra në një dilemë të madhe pasi nuk kishte avionë në atë kohë që do ta çonte atë aq larg mbretërisë së tij të madhe, qoftë edhe për një natë, kështu që ajo kërkoi një fetva nga gjykatësit e kohës ndërsa ata gjykuan se nëse kjo ndodhte divorci ishte i saktë, por kadiu i madh Ebu Jusufi gjykoi se: Ajo duhet ta kalojë natën në njërën prej xhamive, sepse xhamitë i përkasin Zotit dhe jo kalifit, kështu kalifi u gëzua me zgjidhjen e tij ndërsa ai u caktua të jetë gjykatësi suprem i të gjithë mbretërisë  së tij, po ashtu nga gëzimi, Zubejdja  e mbuloi atë me dhurata të çmuara, kështu ai e vërtetoi se është gjyqtari më i zgjuar dhe më largpamës. (Ebu Jusufi ndoqi llogjikën Kuranore në këtë orientim, në të thuhet se : Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë të All-llahut, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!" Sureja Xhin) 

 

E rëndësishme është se ai që ndërtoi Bagdadin ishte (Ebu Xhafer El-Mansur) dhe para se të fillonte ta bënte këtë, ai solli astrologun dhe poetin e njohur të asaj kohe (Nubakht) për të zgjedhur kohën e duhur të këtij ndërtimi, kështu që ai zgjodhi yjësinë e Shigjetarit, si simnolikën e një sundimi të gjatë, dhe ai i shtoi kësaj duke e përgëzuar me një lajm të mirë prijësin të besimtarëve , ai i tha kalift : Po ashtu këtu ka edhe një specifikë tjetër, dije o prijës se "vdekja e një prijësi nuk ndodh kurrë brenda tij ". Ndësa Ebu Xhaferi buzëqeshi dhe tha : Falënderimi i takon Zotit për këtë.


Në të vërtetë, El-Mensuri vdiq si haxhi, El-Mehdi vdiq në Mislan, El-Hadi në Axhabad, El-Rashid në Tus, El-Amini u vra jashtë tij, El-Ma'mun në Batros, El-Mu'tasim., El-Wathik, El-Mutavakkil dhe El-Mustansir në Samarra.


Poeti tha për këtë:


Pashë në një tokë të gjatë dhe të gjerë, sikurse Bagdadi, në të ngrihej një banesë e ulët
Jetesa e sigurt në Bagdad dhe kthimi i begatë/ ndërsa jetetës në të nuk i mungon asgjë
Zoti i i këtij qyteti e pati vendosur që një kalif të mos vdesë në të... Ai vendos çfarë të dojë në krijimin e Tij.


Nuk e di se çfarë do të mendonte astrologu dhe poeti (Nobakht) nëse do ta dinite se mbreti Faisal I vdiq atje në fillim të shekullit të njëzetë, dhe mbreti Ghazi vdiq atje në një aksident automobilistik, dhe mbreti Faisal II u qëllua atje , po ashtu në fillim të shekullit të njëzetë presidenti Saddam Hussein u var atje me vdekje.


Pra,ne kemi të drejtë të themi: (Astrologët kanë gënjyer, edhe nëse ia kanë qëlluar ndojëherë), ngjashëm edhe poetët.

 

Artikulli origjinal në: https://aawsat.com/home/article/804036/%D9%85%D8%B4%D8%B9%D9%84-%D8%A7%D9%84%D8%B3%D8%AF%D9%8A%D8%B1%D9%8A/%D8%A8%D8%BA%D8%AF%D8%A7%D8%AF-%D8%A7%D9%84%D8%AA%D9%8A-%D9%83%D8%A7%D9%86%D8%AA 

XS
SM
MD
LG