“Bëj më pak, por më saktë”
“Nëse kërkoni qetësi, bëni më pak. Ose (më saktë) bëni atë që është thelbësore - atë që kërkon fryma e një qenieje shoqërore dhe në mënyrën e duhur. Gjë që sjell një kënaqësi të dyfishtë: të bësh më pak, por më mirë. Sepse shumica e asaj që themi dhe bëjmë nuk është thelbësore. Nëse mund ta reduktoni , do të keni më shumë kohë dhe më shumë qetësi. Pyete veten në çdo moment: ‘A është e nevojshme kjo? Por ne duhet të eliminojmë edhe supozimet e panevojshme. Për të eliminuar veprimet e panevojshme që pasojnë.”