Mervi, një qytet-oaz antik

Mervi ishte një qytet-oazë në Azinë qendrore, i ndodhur në rrugën historike të mëndafshit, i cili sot është i vendosur në qytetin e Mervit në Turkmenistan. Disa qytete janë ngritur në këtë pjesë strategjike, e cila ishte e njohur për shkëmbimet tregtare, kulturore dhe politike. Në vitet e hershme të Islamit, Mervi ishte kryeqytet i provincës së Horasanit, dhe në shekullin e 12-të ishte qyteti më i madh në botë. Artikulli i më poshtëm vështron disa aspekte të të mësuarit, shkencës dhe historisë së Mervit si një qytet Islam ndërmjet shekujve të 10 dhe të 13-të. Një fokus të veçant i është dhënë dijetarëve dhe shkencëtarëve të Mervit, më i famshmi prej të cilëve ishte Abd Al-Rahman Al-Khazini. Përveç të qenurit një astronom i lindur, ai ishte autor i Kitab mizan al-hikmah, një enciklopedi e strukturave mekanike për teorinë dhe praktikën e disa llojeve të ndryshme të balancimeve veçanërisht balancimit të universit, një instrument shkencor shumë precizë për matjen e masave të trupave dhe gravitetit specifik të tyre.